Mitingokratët, maunokratët, koluminokratët, rilindokratët turbokratët, kjo është kreatura ku ne shqipfolsit, komshi, koleg, motër, vëlla, nënë e baba, jemi mendjekontrolluar.
Ku shëtitet, me këmbë, tastpc, patentë, apo pasagjer?! Gjithkund një e vetme kryefjalë, ngrehina e iluzioneve prapë kreaturë ngjet.
Në rrëfimin e tij për kritikun, letrarin, “politologun”, Ali Aliu, biografi i tij Kim Mehmeti, diku citon “Kur shqiptarit i mungojnë armiqtë, ai armiqësohet me veten”. Kush vallë janë “armiqtë”?! Unë si shumë prej mua jemi të prirur t’i quajmë kundërshtar, kundërshtar në ide, jo në mite të rrejshme, jo në mosmitingdashës, jo në mosdomokratdashës se ç’jemi ne së bashku.
Atëherë!
Më thuaj ti nënë, motër, vëlla. Ju sende relike, çibuku i gjyshit me një lule që ende ngjan me kryqin e thyer, apo tespie gogëlmangut e gjyshes, si, e kë të besoj?
Mos vallë ajo rruazë e tespisë mangut, apo kryqi cunguar në llullë janë fajtorë!? Në deshtën po, në deshtën jo, ama dëshmitarë po, ashtu janë e do të mbesin.
Këtëherë!
Vajza ime në klasën e katërt, nxëndijëse e dekadës të dytë të mijvjeçarit të tretë, e përkëdhelur, lozonjare siç është, këtë herë më pyet. Ku unë veç nxëndijes jam?. Ka të drejtë Andia, teksa merr pultin e TV dhe të njejtën përrallë sheh. Turbofolku turko-sllavo-grek gjindet kudo në TV tona, e unë “mashtruesi” e gënjej që ke talentin për balerinë. Unë rrah duart kur lozonjarja Andia nuk lë gjë pa përmbysur gjatë valles që hedh, ndërsa ajo e kupton se siç mësuesja e saj, unë, apo shitsja e supermaketit në fundshkallën e pallatit shumëkatësh pa ashensor, nuk jemi asgjë veç “fallc”.
Kush ka të drejtë?
Unë kam sigurisht! Një student ushtarak i shkëlqyer por shumë rebel në dekadën e nëntë të mijvjeçarit të dytë. Një “mashtrues” i regjur që gazetën Zëri i Popullit përdorja si ambalazhim për të bujtur në kazermën tonë RD. Unë kam të drejtë që lopatën xheniere ndonëse frëngu e kish bërë për çerdhe lufte në shkretëtirë e reklamoja si armë potencialisht të dëmshme karshi vëllait student.
Unë kam të drejtë, mbasi mburresha dikur si “jeniçeri” rebel me poezitë e botuara tek Zëri i Rinisë, ndonëse si “kusar” shisja për gazetën Kunji barcoletat me “dullën e babën”, ani pse RD pa honorare botonte shënimet e mia për Havzi Nelën.
Unë kam të drejtë, ani pse isha eprori vullnetar në kampet e UÇK-së, kur mediumet dhe kolumistët e sotshëm e quanin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës organizatë terroriste.
Unë kam të drejtë, ani pse jam çertifikuar nga shkollat e NATO-s për Mardhënie e Komunikim me Publikun, nuk kam qasje gjithësesi.
Në atë “fallco-n” e Andias, si t’a themi në fund?
Ky është muaji i nxehtë për të gjithë ne që nga një Andia, dy e tre, qofshin me jetë kemi nën përgjegjësi. Për nga maturimi si racë, temperaturë duam, e ndoshta kjo gradë me paqëndrueshmëri, bën të reflektosh.
Diku në bulevardin Dësmorët e Kombit, nesër ka një ceremonial për qytetas të nderuar me uniformë, që vizitojnë Tiranën. Si shqiptar, si Europian dhe ne na ka hije ti respektojme. Natyrshëm që ata djem me uniformën e bukur dhe lëvizjet prefekte nën marshin “jokomunistosocialisto” të Bandës Frymore të Ushtrisë, do të duartrokiten më shumë se turbofolku i fushatës elektorale.
E ne na u desh të vendosim ca postera, jo traktthirje për miting, as portrete liderësh, thjesht për sensibilizim në lidhje me atë ç’ka nesër meriton të duartrokitet. Ku është ajo pjesë lirshëm ndër vendshpalljet publike!?, Ani pse duket se ekziston, por rojtarët e mitingokrat kanë parcelizuar të gjitha vendshpalljet. Debatikas, apo rojtarët rinosh të këndrrufeve si tek Xha-Sulo, ç’janë këta makutograf?
Nxëdisja Andia e dekadës së dytë të mijëvjeçarit të tretë, ka të drejtë, por nuk e thotë deri në fund.
Duket si ky njer asht bash pre SOJIT TE RI,ose novosejit si i thone shqip,po ne gjuhen serbe.