E patolerueshme gjuha për FA-të!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Të jesh pjesë e NATO-s, është privilegj dhe krenari kombëtare, por edhe përgjegjësi. Forcat tona të armatosura po japin kontributin e tyre modest në operacionet paqeruajtëse në krah të kolegëve dhe partnerëve të tyre, trupave të NATO-s. Të njolloset ky kontribut nga gojëpisë të markave Ristan-Imam e kompani, duke i bërë FA-të përgjegjëse të narkotrafikut, është tronditëse, kriminale, e dënueshme me ligj. Të akuzosh sot FA-të në mënyrë kaq ordinere, ke akuzuar NATO-n. Këtu shkon shprehja: “t’i biesh pragut, të dëgjoje dera”.

E kush shpif? Ish-ministri që jo më larg se 6 muaj më parë ka vjedhur deri edhe pllakat e banjos së zyrës. Mirëpo këtu nuk jemi tek filmi “Ballë për Ballë”. Kjo shpifje apo akuzë e ndyrë është shumë e rëndë dhe vë në siklet FA-të që nuk janë pronë e Imamit, por janë pasuri e krenari kombëtare. Nuk jemi as në Parlament, ku nën dirigjimin e Saliut, konkurron fjalori pis dhe shpifjet më të ndyra. Unë mendoj se janë shkelur “vijat e kuqe”. Daullja bie për ministren Kodheli e cila duhet të denoncojë në Prokurori. Kemi të bëjmë me interesat tona kombëtare. Ymka, Pogradec.

 

Share This Article
1 Comment
  • Pse more kokshkret ne se demokrat abuzuen,kta socialist edhe ne befshin te 99te nuk duhet kritikuar.Kjo ka ndodhur ne auroportin e Gjadrit Lezhe jan fakte do dalin se shpejti.Ku do e cojsh SMS o militaruc qe te kan rrejt me 10000 leekesh ne fushat.Puna jote eshte te ruajsh bagtin,pune tjera i bejn te tjert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *