E pazakontë në Shëngjin, një breshkë 45 kg del në breg (VIDEO)

DITA Online

 

Një breshkë rreth 45 kg, doli mbrëmjen e djeshme në bregun e plazhit të Shëngjinit, në Lezhë.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha se “rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe”.

Sipas të dhënave, vijon ai, breshka e dalë në bregun e plazhit të Shëngjinit ishte akoma e gjallë dhe e matrikulluar, pra ka qenë objekt studimi i shoqatave të faunës dhe biodiversitetit.

Prendi bën të ditur se breshka është transportuar prej aty në një vaskë me ujë.

“Pasi janë bërë matjet, verifikimi dhe fotografimi i saj, breshka sot është kthyer në ujë”, tha prefekti Gjergj Prendi.

Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *