Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një 27-vjeçar, i shpallur i vdekur pas një aksidenti me motor, është zgjuar në sallën e operacionit, pak para se mjekët të fillonin autopsinë.
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në Karanataka dhe ishte mjeku që po përgatiste procedurën ai që vuri re lëvizjet e të riut.
Pas ekzaminimit të mëtejshëm, u konfirmua se 27-vjeçari ishte ende gjallë. Pacienti ndodhej fillimisht i shtruar në një spital privat, por kompania e sigurimeve pas “vdekjes”, kërkoi nga familja që të vendosej në një spital shtetëror dhe t’i bëhej autopsia.
h.b/dita

Keta ne Indi jane skandaloze., Jane shume gomere
Jo , nuk jane gomere, por aty shkon gjithe bota per organe “te lira “. Perfundon per pjese kembimi si ne rastin e 27 vjecarit qe jetonte akoma..