Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi Civil.
Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik shprehet kundër divorcit.
Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë në vitet ‘30 drejtuar Ahmet Zogut është edhe At Gjergj Fishta.
Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos ligjërohej divorci.
Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.
Në dokument ndër të tjera theksohet:
“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër. Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar, o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.
Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt.
Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret.
Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda…”
Pamvarsisht nga kjo kerkese e Kishes Katolike Shqiptare se si mund te konsiderohet, randesi ka, qe ne kete shkrese drejtu Kretari te Republikes Shqiptare thuhet: “.. vllaznit tanë muhamedanë…”.
Ne botimin” Shkodranet e 7 prillit dhe 29 nentorit” jepet ky rast dhe ky dokument. Aty ilustrohet me nje ngjarje divorci te Tef Curanit. Por pikerisht ne kete rast eshte ndaluar qe muslimanet te marrin me shume se nje grua.Kodi civil u miratua me shumice te deputetve me besim musliman. Me pas ne vitin 1937 do dilte edhe Ligji i mosmbulimit te femres i cili edhe ky u zbatua gjer ne 7 prill 1939. Edhe ne diskutimet e ketij ligji dhe ne miratim moren pjese vetem deputetet muslimane. Tjeret abstenuan ! Per kohen ishin ligje kurajoze qe ndikuan ne shtetformim.
“Me pas ne vitin 1937 do dilte edhe Ligji i mosmbulimit te femres i cili edhe ky u zbatua gjer ne 7 prill 1939.”
Pse te mos vihet edhe sot ky Ligji i mosmbulimit te femres.
A shkojme perpara apo mbrapa.
Me pushtim nga Italia dhe ardhjen ne pushtet te antizogisteve ligji u nenvleftesua. Ne vazhdim kur filluan atentatet doli ne gazetat e kohes qe ligji eshte ne fuqi. Me mbarimin e luftes perseri ne 1946 Prokurororia e kohes komuniste njoftoj ne gazeta qe ligji i marsit 1937 eshte ne fuqi. Ky ligj nuk ka lidhje me ndalimin e ceremonive fetare e as me lejimin ne 1990 po te ceremonive. A eshte ne fuqi !? nuk jam jurist ! Ama maxhoranca e majte si laike qe eshte i ka numrat per te rivendose nje ligj te tille !!!! Ne rast se ka deputet me ……..se ato te vitit 1937. ( E kam lexuar seancen e Parlamentit te marsit 1937 , nga Shkodra yte ka diskutuar ne favor te ligjit Xhemal Naipi ,deputet ndersa ne emer te qeverise Ligji eshte mbrojtur nga Ministri i Brendshem Musa Juka)
Sepse nuk e ka as Europa.
Sepse nuk e ka as Europa
Or Pal , ça thu mer
pse je kundra mbuleses , pse me heq mbulesen te duket perpara ty …, sipas teje nuk duhet me lan as murgeshat dhe as grat muslimane me u mbulu, secili ka te drejte te ushtroje besimin e vet sipas rregullave te ungjillit dhe kuranit, mbulesa eshte nder moral dhe plot me vlera