Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Mini protestë për një mini projekt. Nuk përbën ndonjë risi kur një parti mbledh 200-300 në një protestë. Bile na ka ardhur në majë të hundës. Aq persona ata i kanë nëpër zyrat e tyre. Them që thelbi i një proteste është motivi i saj. Për të mos dalë tek slogani bajat “protestë qytetare”. Ato janë thjesht organizime partiake që në shumicën dërrmuese janë për të zënë pushtet e kolltuqe. Këtë e dimë mirë meqë kemi më se dy dekada që i përjetojmë.
Desha të them që është gabim që liderët e partive të shpresojnë në atë që quhet “zgjim popullor”. Është e qartë. Ata kanë dukshëm veç një qëllim: të pengojnë punën e të shtojnë pakënaqësi për të fituar vota në të ardhmen. E sa për parkun e lodrave për fëmijët, është një vendim që duhet përshëndetur. Qytetarë e jo vetëm nga Tirana mbushin kodrën. Ne të mëdhenjtë shijojmë birra e qofte në natyrë!
