E quajti “figurë shumë e vlefshme”, sot e shkarkon se e kritikoi

redaktor

Arben Malaj është thirrur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë te Kuvendit te Shqipërie, per seancë pyetjesh rreth propozimit per shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikqyrës i BSH, të bërë nga Rama.

Sot kërkon shkarkimin për deklaratat kritike të Malajt ndaj qeverisjes, por tjetër Ramë shihet kur e propozon Malajn për në KMBSH.

Ai e quan madje të shkarkuarin e sotëm “figurë shumë të vlefshme”.

Kur Malaj e Bode u emëruan si propozime të KM, në një përgjigje të këtij të fundit për dikë në FB me emrin Ismet që i shkruan si ka mundësi që një si Bode të emërohet prej tij në Bankën e Shqipërisë, Rama gjegjej.

“Historikisht ka qenë kështu, si për një çudi të madhe që e ka bërë BSH të vetmin institucion në këtë vend ku mortja rrot-kadriste e politikës qorre partiake, s’ka bërë dot asnjë shkatërrim ndër vite. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH, s’duhet të jesh tradhtar, as shërbëtor partie por duhet thjesht të jesh një profesionist. P.sh Arben Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish-ministra, njëri socialist, tjetri demokrat, sot jashtë rolit partiak, të dy nuk janë dakord për asgjë nëse debatohet për taksat, borxhin, por kur vjen puna te proceset vendimmarrëse të BSH, janë dy figura shumë të vlefshme në shërbim të politikës monetare të vendit tonë. E thënë ndryshe për ty Ismet, shërbëtorë të zellshëm të partisë tënde si Flamur Kadriu apo Kadri Noka, partia mund t’i propozojë në bordin e institutit për kërkime peshqish Oqeanin Indian….”

 

d.a. / dita

Share This Article
10 Comments
  • Qre , po cna gjeti o mekete Edi Ramen , kryeminister ? E filloi si krieminister ne 2013-ten SI TE ISHTE I KRYEQEZUAR ME LSI-ist ne 2013 , e vazhdoi si KRIEMINSTERLLEKUN si te ishte me PD dhe ne 2019 tamam si nje ballisto-legalist kopje e Sali Berishes . Dhe tani i bene se eshte socialist , por e vereteta me PPP+(DD)+(lSI)++++++ per ne cdo gje , vetem pa socialist te ndershem!

  • Ku eshte i gabuar mesazhi i Rames? Drejt ka folur per nevojen e profesionalizmit ne drejtimin e nje banke si ajo BSH, dhe kjo verteton se BSH eshte institucion me vete dhe nuk varet nga deshirat e politikaneve.

    • Per te folur ky piktori basketbollist te han piten

      Ama per te finalizuar gje, aha.. Lesh me kokrra.

      Parate rrush e kumbulla si jevgu n dasem na rrofte qe e kemi ven ne lrye te shtepise te na drejtoje shpin ky qe edhe familjen e vet e ka nie cop ktu nje cop andej sa per imazh politik

  • Malaj dhe Bode. Te dy pjese e Keshillit Mbikqyres se BSH. Te dy financiere, njeri i PS tjetri i PD. Te dy atje te dergu nga Edi Rama. Malaj per ti mbyllur gojen per kritikat, Bodes si shperblim qe nuk eshte ne cadren e Bashes.
    Bode e kuptoi detyren, duhet te heshte.
    Malaj vazhdoi detyren qe te kritikonte ato qe shihte gabim.
    Perfundimi : Bode gezon postin atje ku eshte, Malaj perzihet prej andej.
    Morali i fabules : Rama do Bode “Ha derr e mos kuis” jo Malaj qe nuk dijne te kuisin.

  • Arben Mala ishte organizatori i firmave piramidale ku ne njeren prej tyre ishte drejtuesi kryesor.Politikanet shqiptar te dy krahve jan te lidhur me njeri tjetrin dhe po mbrojn njeri tjetrin siç kan bere yeah 30 vite.Kur nuk u denuan krimet e komunizmit mos oritni se do ket denime te kokave te medha.Aq sa zgjati okupimi komunist aq do zgjas te zhduket era e keqe e tyre.Shqiptari duron se nuk e Ka then kote poeti yne Migjeni ne mos qofsha gabim:SHQIPTRI TRASHIGIMR I VUJTJES E I DURIMIT.Duruam turkun si as kush tjeter.Duruam komunizmin si as kush tjeter e po durojm bijt e tyre perseri.Turqin iken vete e an lan te keqen mbrapa.Komunistet po ashtu e na lan bijt e tyre.

  • Fole per familjen tende,mire bere,por duhet te flisje edhe per mesuesen tende,doktorin e familjes,specialistat qe te ndihmuan me respektin e tye edhe ideologjikishte te kunderte me ty,Ndihma e jone ishte morale,aritjet e tua te takojne ty.Sot mora vesh nje gabim,ke ndihmuar nje te shkolluar per gjuhe te huaj te mare ne dore ekonomine e ketij vendi,Sot ai qe ndihmove ,edhe pse injorant ne ekonomi ,te gjykoi,te pakten ,po te ishte pak mirenjohes,do votonte kunder shkarkimit tend.Kete e bejne njerez me dinjitet por fatekeqesisht ti ndihmove njeri pa dinjitet,Te takonte per te ven mend qe te mos gaboshe me.Sot ishe dinjitoz.

  • Qre , po cna gjeti o mekete Edi Ramen , kryeminister ? E filloi kryeministeriiekun ne 2013-ten SI TE ISHTE I KRYEQEZUAR ME LSI-ist !, NE 2017 e rinisi si te ishte VOTUAR nga PD-istat dhe tani ne 2019 vazhdoi tamam si nje ballisto-legalist , si nje zogist dhe kopje e Sali Berishes . Tani bene sIkur eshte socialist i rilindur , por e vereteta tregon , se me PPP+(PD)+(lSI)++++++ bashkpunues per ne cdo gje , kurse socialist i ndershem JO , JO !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *