E premte aksidentesh. Pesë të plagosur në Lushnje e Mamurras

redaktor

Në Lushnje dhe në Mamurras u shënuan sot dy aksidente rrugore pothuajse në të njëjtën kohë. Nga këto dy aksidente kanë mbetur pesë të plagosur, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nga të dhënat paraprake të policive përkatëse mësohet se aksidentet kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë Spitalin e Traumës në Tirane. Në Lushnje burrë e grua përfunduan ne are per shkak te shpejtesise. Lefteri Zaka 58 vjeçe u dergua me urgjence ne Tirane, kurse drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut. Policia bëri të ditur çifti po udhëtonte me 160 km ne ore.

Në aksidentin e dytë, Thumane-Mamurras, u plagosën rëndë tre të rinj nga Fushe Kruja. Të plagosurit janë Jolanda Mhilli, Rigres Gega dhe Luan Teta. Policia sqaroi se dy mjete që po udhëtonin në të njëjtin krah të rrugës  u përplasen mes tyre dhe një nga mjetet përfundoi jashtë rruge.

Share This Article
1 Comment
  • mar shkas nga aksidenti tragjik ne mes te qytetit te kukesit ,qe ti beje thirje zotit tahiri te shkarkoje te gjithe policine rrugore ne kukes pasi jane te pa afte , te korruptuar dhe njerez te pa arsimuar. deputeti i kukesit qe nuk po i degjohet zeri ne parlament te kerkoje falje per emerimet qe ka bere kudo ,dhe ne veqanti ne polici, pasi ka punesuar njerez edhe me precedent penal ne qoftese ka mare para per emerimet ti ktheje dhe ti largoje nje ore e me pare. edhe pse ndodhi aksidenti situata vijon te jete e njejte. .sheh ne timon kalamaj, te rinje qe levizin me shpejtesi maramendese.bilez nen hunden e policise. policet e kane mendjen tek gota e rakise ,pasi dalin ne rruge te dehur. nuk shkohet keshtu . mjaft me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *