Pasi zbuloi emrin e kandidatit për President, kryeministri Edi Rama do të takohet mbrëmjen e sotme me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura, Bajram Begaj.
Takimi do të zhvillohet në orën 20:20 në kryeministri.
“Në orën 20:30 Kryeministri Edi Rama takon në Kryeministri Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, njëherësh kandidat të propozuar për President.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Ishte vetë kryeministri Rama ai që bëri publik emrin e Begajt pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati rreth 2 orë.
Në orën 10:00 të ditës së nesërme, deputetët do të japin firmën e tyre dhe në orën 12:00 do ta çojnë kandidaturën zyrtarisht në Kuvend. Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve i cili do të verifikojë nëse kandidatura i përmbush kushtet.
a.m/dita
I mbeti dopjo 6 ne dore liderit global qe kushedi ke kukull kishte ne mendjen e tij “gjeniale ” , pozitive eshte qe emri i presidentit vjen nga SHBA dhe jo nga zyra e Rames qe me siguri do te zgjidhte ndonje 40 vjecare bukoroshe qe do te hidhte dite per dite video ne tik tok dhe do te thoshte lepe peqe shefit te saj