E pyesin se sa i famshëm është në Suedi. Përgjigjja e Ibrës është epike

DITA Online

 

Zlatan Ibrahimovic ka nisur një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me skuadrën Los Angeles Galaxy.

Transferimi i tij nga Manchester United ka sjellë një entuziazëm të madh në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) dhe në mediat amerikane.

Prej disa ditësh, Ibra është i zënë me intervista të shumta nëpër programe televizive dhe radiofonike.

Në njërën prej tyre, futbollisti suedez u pyet se sa i famshëm ishte në atdheun e tij.

Përgjigjja ishte tipike e Ibrës: “Nuk mund ta masësh famën time. Unë nuk jam nga Suedia, unë jam Suedia”.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po mire ka thene ca ka per Epike ketu o gazetaruc….
    Ibra eshte kokelesh Ballkanas me Pasport Suedeze….!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *