E qëllojnë pse mori pjesë në një shou

Bledar Lumani

Një ngjarje tragjike është shënuar në Turqi.

Një vajze e re është qëllua në kokë me armë, pse mori pjesë në një shou muzikor.

Mutlu Kaya, 19 vjeç, u qëllua në shtëpinë e saj në rajonin Diyarbakir.

Ky rajoni konsiderohet si më konservatori në Turqi dhe për këtë arsye, pjesmarrja e vajzës në shou kishte shkaktuar reagime të ashpra.

Ajo ishte kërcënuar disa herë, deri sa e qëlluan për ta vrarë ndërsa ishte në dhomën e saj.

19-vjeçarja për momentin është në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *