Qeveria: 7 propozime për “Kopshtet e Meditimit dhe Soditjes” në Bulevard

redaktor

Atelier Albania ka njoftuar se sot dhe nesër date 22 Dhjetor ora 09:30 dhe 23 Dhjetor ora 12:00 në Sheraton Tirana Hotel, do zhvillohet prezantimi publik i konkursit për projektimin e “Parkut të Besimit”.

7 skuadra vendase e të huaja do të shpalosin propozimet e tyre – thotë një njoftim për media i Atelier Albania dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Ky është hapi i dytë, pasi në 15 shtator të këtij viti qeveria shqiptare hapi konkursin për atë që e quajti “Parku i Besimit të Tiranës”.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për “Kopshte Meditimi e Soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  të frymëzuara nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa fetare”.

Njoftimi i publikuar në shtator në faqen e Atelier Albania shkruan se “Bulevardi përfshin hapësira të mundshme” për këtë ide.

“Më datën 15 Shtator 2015, Atelier Albania, me kërkesë të Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës dhe mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, shpall një konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik, frymëzuar nga vlera më fisnike ajo e harmonisë fetare, vlerë të cilën shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin dhe botën, e fokusuar në hapësirat e hapura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u shpërndarë gjithandej në hapësirat publike kryesore të kryeqytetit. Bulevardi përfshin hapësira të mundshme që mund të strehojnë një varg ndërhyrjesh në pejsazh, frymëzuar nga librat e shenjtë, por jo vetëm – thoshte njoftimi.

Më tej ai shtonte se “qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit… përmes ndërhyrjeve në projektimin dhe konceptimin e pejsazhit, të cilat synojnë komfort shpirtëror dhe meditim”.

Sipas ideatorëve të mbështetur nga kryeministri, ky “park besimi“, synon “gjetjen e një koncepti të ri të “të së përbashkëtës” dhe të “strehës”, madje – vijon njoftimi –  “do të lindë një koncept i ri për jetesën”. / Dita /

http://competitions.planifikimi.gov.al/faithpark/

Share This Article
51 Comments
    • Ky kryemiser akoma nuk e ka lexuar KUSHTETUTEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE QE JEMI SHTET …LAIK!!!
      Pra SHTETI eshte i ndare nga FEJA!!!
      Perderisa kerkon ndihmen DEMAGOGJIKE TE FEVE,duket se shteti i Rames ka marre….FUNDD!!!
      Njerezit nuk kane buke te hane,o kryemiser dhe ti harxhon paret mer SHOW MEDIATIK!!!
      Cfare tolerance fetare kemi ne Shqiperi kur ne DUAM T’I HAME KOKEN NJERI TJETRIT???
      Pse TOLERANCE quan ti qe Berisha nuk te la gje pa te SHARE dhe ti tani HESHT e nuk e fut dot ne BURG???
      Shqiptaret as qe duan t’ia dine per FETE dhe kjo eshte MERITE E SOCIALIZMIT qe i zhduku kishat e xhamite!!!

      • Keto jane vetem miliona nga taksat per “projektuesit” qe zakonisht jane Tan Shkreli dhe Alban Eftimi qe ndajne parate me Ramen.
        Vini re mire: Konkursi eshte per “projektin” jo per zbatimin.
        Nga vizatimi te parku fizikisht ehuhaaaa
        Po te marim njehere keto parate per vizatimin…

        • e drejte, cfare u be me ate projektin e “shnderrimit” te piramides??? se me “lungomaren” e vlores e “ndriti….

    • PO CA DOMATE PATATE APO PRESHE TE GJATE TE HANE SHQIPTARET E SHKRETE QE JANE VARFERUAR KULM DO KETE?

      NJERZIT PO VRASIN DITE PER DITE VETEN NGA VARFERIA E KY PRESHI I GJATE NDERTON AMBJETE PER TE MEDITUAR.

  • Hmmmmm. Interesant. Të shohim se çdo ndrisin studiot që do aplikojnë, që sia kanë idenë fare të estetikës, le më meditimit dhe soditjes.

  • ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahha
    jo po mjaft ,se nuk u lexoka gazeta
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahah
    nuk shkruaj dot …eshte e pamundur
    jeni te sigurt qe vete Rama e ka iniciuar kete ….meditim ??
    i ka thene njeri Rames qe eshte kryeminister ???
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahhahahahahhah
    me lot , ky ta 10 portokalline 😛

  • ore po ky eshte komplet idiot qe i meshon kesaj “harmonise fetare”.
    O Edvin po kush e ka diskutuar qe kena harmoni fetare qe ti do ta “rregullosh” me parqe??
    Pse i meshoni kto ksaj gjeje apo qe tu hiqeni europianeve si kryeministra qe vendoset dicka qe eshte thjesht e vendosur prej shekujsh?
    Kujdes se ne vend te vini vetulla mund te nxirrni syte me keto qendrime

  • Kush është ajo vlerë e jashtëzakonshme e jona si shqiptarë që e përdorim si medaljon krenarie përballë botës?! Pa dyshim, e thënë fort: bashkëjetesa e harmonia fetare. Dhe kujt i dedikohet pra kjo vlerë unikale që bota mbarë nuk e ka dhe ne e kemi?! Logjikisht i bie që t`u atribuohet bashkësive fetare, besimtarëve përkatës, atyre që në kodet etike të besimit, kanë gjetur e praktikuar në terrenin e ashpër e plot kundërthënie te jetës, prerogrativat moralë për të jetuar me tjetrin ndryshe në atë që më shumë bashkon sesa ndan. Pra, për të jetuar në paqe e harmoni, pavarësisht dallimeve dhe diferencave dogmatike. Mirëpo ndodh që çuditërisht, kjo meritë nuk u njihet bashkësive fetare, drejtuesve të tyre dhe besimtarëve, por një njeriu që ka zhvlerësuar besimin në funksion të kombit dhe atdheut. Pra, Pashko Vasës, me vargjet e tij mesazhuese: “….dhe mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit, asht shqiptaria!

    E ka potencuar këtë lloj foklorizmi së fundi, edhe presidenti Nishani gjatë një vizite në Katar, në një vend që duke mos patur fare histori të ngjashme me tonën, aq më pak një lloj rilindjeje kombëtare, nuk kanë si ta kuptojnë kontekstin e frazës lapidare, dalë nga goja e Vasos. Besimet nuk thërrasin në mohim të atdheut, një gjë që fort mirë e ka ditur dhe Vasoja. E për të qenë të sinqertë, apeli i tij nuk ka qenë për të braktisur besimin, identitetet fetare, por që në emër të tyre ta lartësojnë vlerën e atdheut. Ashtu siç në emër të besimeve, është garantuar bashkëjetesa dhe paqja fetare. Sakaq, paradoksi tjetër është se, edhe pse u atribuohet besimeve një vlerë e tillë e rrallë e përmasave sociale e shoqërore, deklarohet me të madhe –siç ka bërë presidenti ynë mustaqelli – se shteti është i ndarë nga feja! E nënkuptuar kjo, se gruri është i ndarë nga egjri, për shkak se egjri – pra feja – i prish punë grurit, pra shtetit ! E kujt pra, një shteti, një politike, një soji qeverisës që e ka telendisur popullin e vet duke e shklyer, përçarë e duke i sjellë sa e sa drama sociale.

    Ky paradoks, zgjidhet vetëm nësa bashkëjetesa si vlerë e jona, nuk pasohet nga cilësimi ‘fetare’, por i thuhet bashkëjetesë dhe harmoni….jo fetare!

  • Unë s’e kuptoj pse ne e potencojmë vazhdimisht këtë virtut të ‘harmonisë fetare’, Aty ku një cilësi potencohet aty mund të themi se ka probleme që potencimi rreket t’i zgjidhë. Është pak a shumë e ngjashme me institucionin e ‘besës’ që e kemi potencuar gjithmonë e vazhdimisht. Por ja që na rezultoi se pabesia na rrethonte kudo, dikur në trajtë të fshehtë (me spiunët dhe informatorët e diktaturës) tani bëhet haptazi dhe kthehet në virtut pikërisht pabesia. Kush është i pabesë, hajdut, gënjeshtar etj,etj. ai është më trim, më burr, më i shquar etj, etj. Këto atribute dhe antivlera i përforcoi më shumë tranzicioni ynë i lodhshëm. Modeli më i shëmtuar u bë politika dhe politikanët tanë.Unë them se e ashtuquajtura ‘bashkjetesë fetare’ përdoret për të fshehur të kundërtën e saj-dasinë dhe luftën fetare në mënyrë latente.
    Pse nuk trumbetohet me të madhe dhe në vende të tjera bashkjetesa fetare, se nuk i kemi vetëm ne tre-katërllojet e besimeve që gjoja na shkojnë në harmoni të plotë sa bota të na e ketë zili. Thuajse të gjitha vendet kanë besime të ndryshme, Amerika dhe Kanadaja janë shembulli më i mirë. Edhe pse popullsi konglomerate multifetare atje nuk është lartësuar ndonjë ‘harmoni’ fetare edhe pse janë kombet me ekonomitë më të forta të botës. Ne Shqiptarët e kemi zakon të ekzaltohemi me gjëra vanitoze dhe kam përshtypjen se bota na sheh dhe tallet me ne. Them ta shikojmë jetën dhe mbarëvajtjen më me realizëm dhe mençuri e të mos tregohemi ‘kokëbosha’.

  • Harmonia ndërfetare ka qene dhe mbetet nje nga virtutet e shqiptarve, ne kuptimin qe ne nuk kemi njohur perplasje midis besimtareve te feve te ndryshme, sic ka ndodhur ne France apo në Greqi, Turqi etj. ose sic po ndodh akoma sot ne Irlanden e veriut ose ne Pakistan etj. Tradita e harmonisë fetare midis shqiptarëve është dicka që duhet të krenohemi me të vërtetë.
    Në qoftë se sot kjo theksohet më shumë, ka një arsye të fortë dhe kjo eshte sepse shqiptaret janë të vetdishëm për përpjekjet qe po behen nga shtetet fqinj per ta dëmtuar atë me të gjitha mjetet, duke përfshirë mjetet financiare.
    Kjo traditë e lashtë shqiptare e harmonise fetare ka qene dhe mbetet nje nga armet me te forta ideologjike të shqiptarizmes që e ka shpetuar kete komb dhe shtet nga përpjekjet thuajse 2-shekullore per ta eliminuar.
    Ne te gjithe, te krishtere e muslimane, jemi shqiptarë mbi gjithshka.
    Shqiperia mbi te gjitha!

  • cfare kopshtesh mor Rama c te duhet ty me fete more djale?
    pse zgjedh te shkelqesh aty ku shkelqimi eshte merite e tjeterkujt?
    shko mor djale shkelqe duke ndeshkuar krimin dhe korrupsionin mos u merr me kto histori
    në ç’raport me fetë duhet të jetë një shtet laik??
    Ç’punë ka politika me kremtimet fetare?
    Feja asht besim dhe ka besimtarët e vet.

    • Aman dhe Mos!

      Se Edvini eshte gadi te Rilinde ANTIKRISHTIN qe do ta mbushe lulishten ne qender te Tiranes me Piramidat e tij Famekeqe ku te meditojne enveristat e Rilindjes socialiste per te vazhduar Kauzen e Partise se Punes qe ta mbajne Shqypnine si nje CIFLIG te Mafies se Kuqe me pushtet. Nuk e pe se me sa qef dekoroi me medalje Nexhmije Hoxhen dhe Vito Kapon dhe si u dha pension shtese veterani ketyre krimineleve dhe banditeve te tyre xhelate te Partise se Punes me rastin e 70 vjetorit te ZI jugosllav te pushtimit komunist te Shqypnise? Po ai i pe Ministrat e Qeverise dhe deputetet e Partise qe qajne dhe dershin lot duke bere homzhe me fotografine e Enverit ne dore?

      prandaj

      Aman dhe Mos!

      Se ANTIRISHTI Enver Hoxha eshte i gjalle ne politiken tone kombetare

  • Rama edhe di te bej parqe bazuar te harmonia fetare edhe grindet me Kishen dhe tallet me “turkoshaket” e xhamive.
    Ky nuk di cfare do me duket mua
    Jepini te thith ndonje gje qe i jep qendrushmeri deshirave te ketij

  • Qe shqiptaret jane kombi me tolerancen me te larte fetare kjo nuk mund te mohohet (me arsye) dhe eshte pranuar boterisht. .
    Qe nga Rilindja kombetare e kendej pikerisht kjo tolerance fetare beri te mundur bashkimin e te tre bashkesive kryesore fetare per fitimin e pavaresise dhe krijimin e shtetit shqiptar, ne lufte ushtarake dhe politike me shtetet fqinje.
    Ceta Cerciz Topull Mihal Grameno eshte shembull tipik i kesaj tolerance qe une do ta quaja me shume aleance muslimano-ortodokse te farketuar nga SHQIPTARIA, nga deshira per te pasur nje shtet te pavarus kombetar shqiptar.
    Nuk mund te diskutohet se ne mungese te nje harmonije te tille nuk do te krijohej kurre nje shtet shqiptar.

  • ju as e kuptoni fare cfare po perpiqet te jap mesazh rama me keto parqe.
    ne duhet ti kundervihemi radikalizmit islamik ne rritje, dhe Rama po ben veprimin e duhur duke e luftuar bute kete tendence qe po shkaterron boten
    Lulëzimi i radikalizmit fetar duhet stopuar ne shqiperi

    • une nuk di se c’fare sheh ti Eleni, qe e sheh dhe e di Janullatosi, shtypi grek e serb, por nuk e shohim dhe nuk e dime ne te tjeret, as tere ky popull, as Europa e perparuar, as Papa, as ambasodori gjerman ne Tirane, as politikanet amerikane, kur flet per “lulëzimi i radikalizmit fetar “?

  • dera prej politikani qe kapet pas fasadave dhe shmang thelbin e gjerave se eshte i pazoti ta ndryshoje
    Konkurse arkaike nonsens per “Te rrahur Ujet ne Havan” dhe te per te larguar vemendjen nga ceshtjet thelbesore per fatin e Vatanit, e para mbi te gjitha NDESHKIMI I KRIMINELIT SALI BERISHA

  • Po merru me ekonomine, mor te keqen, merru me korrupsionin! Hap vende pune! Fut ne burg kriminelet se po behemi qesharake faqe botes.
    Pse humb kohe me lulishte meditimi? Per ate te kemi zgjedhur aty?
    I kishin edhe ne Babiloni por nuk shpetuan nga e keqja!!!!

    Veri gishtin kokes se kthehet prap Saliu. Aty eshte ai, ate po pret!

  • O Edo po rroit me dukesh, njerezit duan shtet dhe drejtesi ti i bie violines. Lere me soditjen se na mbyti miu i korrupsionit qe eshte bere mamuth fare se nuk ka cark qe e kap. Bej more drejtesi sepse ke dy vjet qe thua jo reforma jo konsensusi. Ligjet jane, coji dosjet ne gjykate, sa mire i con kur te shajne familjen, nisja trenin me dosje sales dhe pastaj le te dalin gjykatesit te bejne te zezen te bardhe. Bej tenden…

  • Per komentuesit qe thone qe Rama nuk duhet te perzihet ne punet e fese..
    Po atehere pse feja vjen dhe i kerkon kryeministit cdo gje?
    prona, fonde, benefice etj etj??
    pse ven e ankohen te qeveria njeri per katedralen, tjetri per kishen, i treti per namazgjan?
    pse nuk e ben namazgjan vet komuniteti myslmiman psh??

      • komentuesi mentor
        Xhamite pa kupole, thoshit ‘jane stil arab’, tani qe i ben me kupole ‘jane stil osman’. Po mbeti pa u provuar vetem stili bretkose qe te kenaqeni.

    • Sepse u mesuan keq o Laik, kane gjetur qeveri qe marrin nga bacja e Shqiperise dhe japin ne bacen e fese. dhe e trajtojne bacen e shqiperise si te tyren

  • Harmonia fetare mes shqiptarëve ka vlerë të madhe, sidomos sot kur bota po pëlcet nga lufta ekstremiste ndërfetare.Kjo nuk është thjesht kulturë, por dhe mision i popullit shqiptar.Ju lumtë për idenë!

  • Opla filloi mbjellja e kepurdhave nga parku i Kryeministrise tek parqet rreth e rrotull. I paska futur edhe nje kopje te shemtuar te meditimeve injaciane (Exercitia spiritualia) per tu dukur me “cool” dhe ja ku na sajoi nje ide per hallexhinjte te cilet kane si reflektim fiks ate te mbijeteses. Qysh e pat thene Marie Antoinette “S’ils n’ont plus de pain, qu’ils mangent de la brioche !”

  • Nje kat I kryeministrise duhet urgjentisht te behet spital psiqiatrik.Te mblidhen fonde nga qytetaret per te shpetuar Ramen.po na iken per lesh.

  • MEDITIMI DHE SODITJA DY TERMA AFERSISHT TE NGJASHME ME NJERA TJETREN. DIKUSH QE DO TE MEDITOJE KA NJE RREGULL FARE TE THJESHTE QOFTE NE SHTEPI OSE JASHTE KUR ESHTE KOHE E MIRE P.SH. NGA LIQENI.SODITJE EDHE KJO TAMAM KUR DEL NE NATYRE TE SHOHESH VENDE TE NDRYSHME DHE PAK MUNDESI NGA BALLKONI E DRITARJA.ME SAKT JU THEM SE PO TE LEXONI LIBRIN E RON HUBARD”DIANETIKA SHKENCA E SHENDETIT MENDOR”DHE MEDITIMI DHE SHKENCA E FIZIKES KUANTIKE E ETEM RAMADANIT BASHKEAUTOR ME NJE MJEK FRACEZ. KETU MUND TE KUPTOJME MEDITIMIN DHE SHERIMI ME ANE TE SAJ TE DISA TE SEMUREVE.TANI KUSH DO TE DALE TE MEDITOJE DHE SODIS NE PARKUN E PAQES QENKAN TE SEMURE.TAMAM SI TE VERBERIT TE ROMANI I SARAMANGOS.TE GJITHE POLITIKANET DUHET TE DALIN DITE E NATE TE MEDITOJNE E SODISIN QE TE SHEROHEN DHE TE MOS I BIEJNE POPULLIT MEQAFE.

  • na duhen KOPESHTE e SHKOLLA me KENDE LOJNASH e ARGETIMI per FEMIJET dhe BREZIN e RI……………..,ne nje SHTET LAIK……………….

    • JO mër shpirt se se kemi harru!!kush të lë ta harrosh!?sala,nano apo ky debili i fundit??
      meta i parë dhe majko ndoshta nuk patën kohë!!
      ky këtë delir e ka treguar dhe kur skishte asgjë në dorë e jo më tashti!?

  • qyq mi none!!
    ky po bo konkurs me budallalliqet e berishës!!
    ky po ja kalo qy vitin e dytë!!
    përfytyroni sikur ky të qëndrojë aq gjatë sa berisha!
    kemi për të dëgjiar kopaçe që kemi për tu kënaqur!!
    të paktën ky stë vret me armë mes tiranës!!osht i mirë,një gjo e kemi fitu me “dorheqjen” e berishës!!
    fantastik është për largpamësi!!dhe vrimën e bythës së tij e sheh pa u përkulur fare!!
    yyyy copë idioti!!
    thuaj që po bëj lulishte për njerzit si kanë qënë më parë e mos na eja me këto debilllëqet sikur je tu lëshur raket kozmike!nuk jemi të gjithë gomerë si ti që të tallin menderen të tjerët!!

  • se më doli nga mëndja një fakt i vogël!!
    a do të ketë vënd në këto “kopshte meditimi dhe soditje”për ne ateistët??
    a është hyrje e lirë apo duhet të kemi tesrën e xhamisë,teqesë a kishës??

  • Tamam, OJQ-istat i cojne lloj lloj brockullash per firmosje ketij koqes qe kemi per kryeminister. Ky mandat deri tani ka qene parajsa e OJQ-istave!!!!

  • EDI RAMA KA VENDOSUR TE RILINDE PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVER HOXHES

    Po te shikosh me vemendje projektin do te kuptosh se qellimi i fshehte i enveristit Edi Rama eshte te rilinde dhe c’konservoje Piramiden Famekqe te Enverit ne mes te parkut te Tiranes qe i kall friken edhe femijeve ne barkun e nenes dhe po kerkon me mashtrime te lira demagogjike te justifikoje shpenzimet e buxhetit te shtetit per kete qellim.

    Po keshtu i hodhi LEKAT e popullit badiava per projekte dallkauke Jozefina e Sali Komunistit kur i tha truni i idiotes qe te ndertonte nje Kuvend te ri Kozmik qe dukeshin si BOLET e Saliut me plot sheshe meditimi per fanatiket e PD-se. Tani mesa duket e ka radhen Edvin Artisti per te hedhur LEKAT socialiste badiava per meditime enveriste ne lulishten ne mes te Tiranes.

    prandaj

    ne intelektualeve te gjore properendimore qe u masakruan nga komunistet na mbetet te pyesim Kryeministrin dhe Politiken tone Kombetare:

    ME PIRAMIDEN FAMEKEQE TE ENVER-HITLERIT DO TE SHKOJE SHQYPNIA NE BE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *