Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka sqaruar dëbimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste, pasi refuzoi që të ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryesocialisti tha se Leli nuk pranoi që të përfshihej në skuadër, ndërsa lidhur me dëbimin nuk pranoi që të komentonte duke thënë se janë “punë të brendshme të partisë”.
“Nuk ka ndodhur asgjë, faktikisht unë i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq.
Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar se nuk isha dot dje i pranishëm.
Ishte shumë i shkurtër dhe përderisa Leli refuzoi, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin. Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta për publikun, është një cështje e brendshme e jona.
Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër” tha Rama te “Real Story”.
Edi Rama devijoi nga përgjigja duke kërkuar që fokusi të jetë në një tjetër cështje. “Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërisë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC-it të Vlorës” tha ai.
h.b/dita

I ke shpallur luft Vlores o kumandar,por do e haç keq.Do bashkohemi me durrsaket e do te hedhim ne dete nga dy anet.
Me mire per ty o Dritan, nese nuk del ne publik krah Damianit dhe Edit ke shans mos te regjistrohesh ne rekordet e DASH, si dhunues votash.
Kaq te veshtire e ke me qen me Praktike .
U fik nji drite .
U mbyll nji cels kaq ishte.
Vrapo perpara se ke shume per te bere dhe vecanarishte
ne drejtinḿ te asaj qe ti mbash nen kontroll Banden e Lalzit
qe do kerkojne me cdo menyre te degjenerojne me Molotove e Shperthime kudo .
nxir ushtrine qyteteve mos rri si Leshko medieve .
Krijoni Planet e rrethimit te zonave dhe ndarje grupesh policesh civile ,te mbjne nen kontroll cdo lagje cdo zone .
per cfar e keni gjthate ushtri e polici . shtrengoja sumet Esadisteve e mos harro se do ken perforcime edhe nga Greku e Serbi ,randaj Kontrolli duhet te jet si Ne gjendje Lufte .me te tilla masa sigurie i mban ne shah Putanat Antishqiptare
qe do provokojne me ju trondit ,por mos e rruaj dhe bjerini me dor te Hekurt Krimineleve .
Merre seriozishte si Lufte ndryshe do ta pesosh duke bo tangerlliksin Tironas he na ruac Komandante
Do na rruaç topet o kapterr i Dulles. Mbaje afer oturakun se te merr muti shalet dhe kumanari ta çon ujin me orar.
Ishte zgjedhja e Leles, donte te qendronte kryetar bashkie dhe larg fushates.
Kryetari i Bashkis eshte zgjedhur nga ”populli”dhe mund te shkarkohet po nga populli!Po te ishte se e shkarkonte kryetari i partise ,Shkodra sot duhet te kisht nji kryetar tjeter bashkie!