E rëndë! 4 burra përdhunojnë barbarisht vajzën poshtë urës, policia nuk heton

Leda Hysa

Katër burra janë arrestuar për përdhunimin e një vajze të re  në qytetin qendror indian të Bhopalit.

19 vjeçarja po kthehej nga shkolla të enjten në mbrëmje, kur dy burra e sulmuan nën një urë.

Pasi e përdhunuan për orë të tëra, ata e lidhën dhe thirrën edhe dy burra të tjerë, të cilët gjithashtu abuzuan seksualisht me të.

Prindërit e adoleshentes, të cilët janë zyrtarë policie, kapën dy nga të dyshuarit pasi të paktën dy stacione policore refuzuan të hetonin mbi denoncimin.

Prindërit thanë për gazetën “The Times of India” se një oficer policie u kishte thënë se adoleshentja ishte duke “shpikur gjithçka.”

“Ndërsa po vinte stacioni hekurudhor vajza ime pa dy nga përdhunuesit që po dilnin nga një kafe, rreth 500 metra nga vendi i krimit”, tha nëna në letër prekëse.

“Ne i kapëm dhe ia dorëzuam policisë,” shtoi ajo.

“Kjo është një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Nëse ne, si policë, duhet të ballafaqohemi me probleme të tilla për të denoncuar përdhunimin e vajzës sonë, nuk mund ta imagjinoj atë që kalon një njeri i zakonshëm”, shtoi ajo.

Dy oficerë policie janë shkarkuar pasi u zbuluan se nuk kishin pranuar të hetonin denoncimin.

Babai tha se ishte tronditëse që incidenti ndodhi vetëm 500 metra larg nga një stacion hekurudhor ku ka dhjetëra policë dhe roje sigurie

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *