Policia e shtetit ka njoftuar dy ngjarje të rënda në qytetin e Librazhdit dhe të Belshit, dy të moshuar janë gjendur të pa jetë në banesat e tyre.
Ata i kanë dhënë fund jetës së tyre duke u varur, policia njofton se trupat e tyre janë gjendur pa shenja dhune.
Njoftimet e policisë:
Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
o.j/dita

Plotesim kushtesh france holland per integrim.