Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Afrim i ri” në Fier ku 20 vjeçari Enea Ferko i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Shkak mendohet të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike pas ndarjes nga e dashura e cila pas një sërë grindjesh të vazhdueshme kishte vendosur mos kthehej më me të riun.
Ka qenë nëna e 20 vjeçarit ajo që ka gjetur të birin në orët e para të mëngjesit pa shenja jete në dhomën e tij.
Ndonëse u dërgua pas disa minutash në spital, Enea nuk mundi të mbijetojë duke lënë në mes edhe ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e videoklipeve e për të siguruar kësisoj më shumë të ardhura.
Nëna dhe babai i tij ishin divorcuar prej vitesh ndërsa dukshëm, gjendjen emocionale të rënduar, 20 vjeçari e reflektonte edhe përmes statuseve në rrjetin social Facebook.


Postimi i Fundit

