E rëndë, gjendet në tualetin e avionit një foshnje e vdekur

Leda Hysa

 

Një foshnje e vdekur u gjet e braktisur brenda tualetit të një avioni, gjatë fluturimit të  AirAsia që u ul në Nju Delhi të mërkurën, tha policia dhe linja ajrore.

Sipas policisë, një ekzaminim mjekësor i kryer në aeroportin e Nju Delhit ka konfirmuar se foshnja ka lindur i vdekur në bordin e avionit.

Një oficer në stacionin e policisë në aeroport tha se gruaja, e cila dyshohet se ka lindur foshnjën, është ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje.

“AirAsia” tha se i porsalinduri u gjet i vdekur nga stafi i bordit ndërsa po përgatiteshin për uljen e avionit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *