Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Durrës, pranë Maminasit.
Policia njofton se se 60-vjeçari është përplasur nga një automjet ”Peugeot” me shofer Sh.A i cili është shoqëruar në komisariat.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
h.b/dita

ÇA KERKON KEMBESORI NE AUTOSTRAD ESHTE RRUGE PER MAKINA KEMBESORI VAFTE NE TE SEMES FSHATARET E MUTIT
Ligjerisht ,ne qofte se ka ndodhur ne autostrade aksidenti ,shoferi nuk ka faj fare .Duhet te lirohet dhe ti kerkoni te falur shoferit , se edhe ai ka kaluar nje gjendje te rende neuroze .Doni te hyjme edhe ne BE ,ku ne BE ,nuk denohet shoferi kur te shtyp ne autostrade . .
sidoqoftë,me ose pa faj,i mbijetuari duhet të pyetet,të sqarohet ngjarja!!të vdekurin nuk mund ta pyesësh!!
kjo si fillim!
të kalosh në këmbë mes për mes autostradës!?
është një idiotësi që vetëm shqipot nuk e kanë kuptuar akoma!!bile këtë e bëjnë natën!ku dritat nuk arrijnë të ndriçojnë më shumë se 80 100 metra!!
në një shpejtësi prej 100 km/nuk mund të reagosh për të shmangur aksidentin!reagimi dhe frenimi nuk do të mjaftonin!një devijim me timon do të sillte në shumicën e rasteve o një aksident të dyfjishtë,o aksidentimin e makinës!!
ne duhet ta kuptojmë se sado shpejt që të lëvizim me këmbë nuk do të lëvizim më shpejt se një makinë!!
më vjen keq për të dy,si për atë që ka vdekur nga pakujdesia,budallallëku i tij dh epër shoferin që ka parë tmerrin e vrasjes së dikujt!
me faj a pa faj,nuk është e lehtë të mbash mbi shpinë vdekjen e dikujt!!