Një vajzë 20-vjeçare nga Metoqi i Sarandës, Klediona Muxhaj ka humbur jetën brenda në maternitetin e Gjirokastrës sot në orët e para të mëngjesit.
Ajo u soll në maternitet nga fshati Zhulat i Gjirokastrës nga familjarët e bashkëshortit pas dhimbjeve të lindjes.
Mjekët vendosën për ndërhyrje çezariane për shkak të pozicionit të fëmijës dhe ndërhyrje që u krye rreth orës 9.30 dhe zgjati gati 40 minuta.
E reja u bë nënë e një djali me peshë 2,5 kg dhe të dy u konfirmuan në gjendje të mirë.
Por gjendja sipas kreut të spitalit Sokol Feruni u agravua me shpejtësi gjatë natës dhe vajza ndërroi jetë rreth orës 4 të mëngjesit.
Është e paqartë cfarë ka ndodhur realisht. Sipas Ferunit pritet që ekspertiza dhe autopsia të përcaktojnë shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.
Nga ana tjetër familjarët e Kledionës kanë pretenduar për mjekim të pakujdesshëm dhe akuzojnë mjekët se e kanë vënë re me vonesë përkeqësimin e gjendjes së vajzës. Sokol Muxhaj, vjehrri i vajzës tha se mjekët janë rikthyer në spital me vonesë dhe se mjekimi ka qenë i pavëmendshëm.
Edhe vjehrra dhe kunati i viktimës konfirmuan gjendjen shumë të mirë dhe faktin se 20-vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëmundje.
o.j/dita

Perfytyroni qe kjo te ishte vajza e Mrtës, Rames apo Saliut.
Dhe e kuptoni “shtetin e se drejtes”
S’diskutohet ramuti s’merret me me popullin. Shteti u shkaterrua.
Fshatrave jo vetem ju duhet ta kerkojne sherbimin mjekesor ne qytete kryesore me shpenzime te renda per kurrizin por i lene te vdesin pa meshire ne spitale.
Familjaret te rjepin te gjalle mjeket qe kane mare pjese ne lindur…
Nderhyrjet (prerjet, lindjet) cezariane jane ne mode dhe pa komplikime. Ndaj ne kete rast shkaqet duhen kerkuar tek mjetet e perdorura, apo rrethana te tjera aty prane hapjes se barkut, nga ku mund te jete marre ndonje bakterie e paperballueshme nga trupi (gjaku) i lehones!
Nuk jam mjek .Por dyshoj se nuk i kane dhene ilac per hollim gjaku ,pra kondra trombozes .Ne shqiperi ndoshta kursejne .Nje mikesha e ime u oporua dhe mjeket kirurgu i tha ,shko blei vete ne farmaci ,ilac kondra trombozes ..U habita ,u shokova kur me tha .Tmerr .Keta mjeke duhet ti varesh tek kali i Skenerbeut ,edhe ne qofte se pacienti duhet ta bleje vete ,qe ska ne spital i del mjekeve per detyre te japin klithmen ,re raportojne gjendjen te pakten ,kjo duhet bere .Mjere kjo vajze e re ,si gjithmone ,edhe kjo ceshtje do mbyllet nga shteti i rrumpalles ,qe nuk ekziston fare .mjere ne populli .