E rëndë në Devoll! Ngatërroi ujin me rakinë dhe e piu, nëna gjen 2-vjeçarin pa shenja jete në dysheme

J L

Një ngjarje e rëndë e ndodhur sot në Devoll, ku një fëmijë 2 vjeçar është dërguar në spitalin e Bilishtit pa shenja jete.

Në kohën kur nëna po kryente punët e shtëpisë, 2-vjeçari ka marrë një bidon gjysmë litër, duke menduar se ka qenë me ujë, por në fakt ka rezultuar se ishte raki.

Pasi e ka konsumuar, sipas mjekëve, rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen.

Nëna e ka gjetur të voglin të shtrirë në dysheme dhe menjëherë më pas e kanë çuar në spital, por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit.

Njoftimi i Policisë

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *