Një automjet i OSHEE ka rënë në lumin Drino përballë fshatit Lazarat gjatë mesnatës, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë.
Raportohet se punonjësit kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.
Dy punonjësit e OSHEE-së të cilët janë identifikuar si Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, kishin shkuar për të rregulluar një avari që ishte konstatuar në fshatin “Asim Zeneli”, por kanë humbur drejtimin e mjetit për shkak të errësirës dhe kanë rënë në lumin Drino.
Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rruge të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin.
Dy elektriçistët e kanë pasur të pamundur që të dalin nga mjeti, ndërkohë që makina është marrë nga uji për disa metra.
Menjëherë pas sinjalizimit kanë mbërritur në zonë punonjës rë zjarrfikësve, por për shkak të terrenit dhe motit të acartë është bërë i vështirë operacioni i kërkim shpëtimit.
Dy elektriçistët, që dyshohet se janë ende brenda në mjet, pritet që të nxirren me polumbarë që kanë shkuar nga Tirana drejt Gjirokastrës, ndërsa ka shanse të pakta se ndonjëri prej tyre mund të ketë shpëtuar.
Pas kërkimeve të polumbarëve, janë nxjerrë nga lumi trupat e pajetë të Selfo Kllafajt dhe Ismet Isarajt, përkatësisht 64 dhe 52 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një vinç për të nxjerrë mjetin që ka mbetur në lumë, ndërsa kanë mbërritur dhe familjarët e tyre.
j.l./ dita

Sakrifikuan per sherbimet publike duke dhene jeten ! sA fati keq! 🙁
Renie ne krye te detyres. Ngushellime familjeve te tyre! Mekat qe cilesine e rrugeve edhe sot e kemi si ne kohen kur udhetohej me qerre.
ksaj i thone te udhetosh pa Patente e ngaterroshe rrugen me vijen e lumit lol .
Eshte vertete per te dhene Alarmin me kto skandale
qe ndodhin ne Shqiperi.
Ngushellime. Rruga e shkurter te nxjerr gjate. Ne vend ti binin rruges ne ura e Lumit (Lunxherise)
NGUSHËLLIME FAMILJARËVE!
Kanë qënë njerëz të ndërgjegjshëm për të kryer detyrën, gjë që ndodh rrallë sot.
U prefshin në paqe.
Besoj se ne kete aksident tragjik nuk i ka fajetopozita.