E rëndë në Kamëz/ Hyri për ta pastruar, humb jetën 55-vjeçari

Gazeta Dita

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kamëz pasi u asfiksua brenda pusit.

Policia e Tiranës thotë se u njoftuan përmes një telefonate, se në rrugën e “Varrezave” një person kishte vdekur në pus.

Viktima është 55-vjeçari me inicialet V.P.

Sipas verifikimeve paraprake, rezulton se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Familjarët e tij thonë se burri kishte hyrë në pus për ta pastruar, por më pas nuk ishte mbushur dot me ajër.

Sakaq, grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *