Një i mitur ka përfunduar në spital në qytetin e Sarandës. 12-vjeçari me inicialet A.B, po drejtonte motorin u përplas po me një motor tjetër i cili drejtohej nga 27-vjeçari me inicialet A.B.
I mituri është dërguar në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda. Ai po merr ndihmën e duhur mjekësore ndërkohë që 27-vjeçari po ashtu ka marrë dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
o.j/dita
