Një ngjarje e rëndë eshtë regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një foshnjë vetëm 4 muajsh ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, prindërit janë shprehur se foshnja ka pasur bark e të vjella, e për këtë arsye janë nisur drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur t’i japin ndihmë pasi ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Ndërkohë që mjekët po bëjnë ekzaminimet e rastit, pasi dyshohet edhe për anomali kardiake.
Njëkohësisht mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth shkaqeve të vdekjes së fëmijë 4 muajsh, i identifikuar si Florian Sherifi.
