E RËNDË/ Përdhunoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, arrestohet pas 2 javësh 47 vjeçari në Mat

Ornela

Një tjetër e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë. Ngjarja ka ndodhur në Mat, aty ku është arrestuar 47 vjeçari Urim Cenuka i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12 vjeçare.

Abuzimi sipas policisë ka ndodhur dy javë më parë. Dje 47 vjeçari e ka kërcënuar të miturën që të mos flasë, por ajo u ka treguar familjarëve. Bashkë me to ditën e djeshme e mitura ka bërë kallëzim në komisariat duke treguar ngjarjen e rëndë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”, thotë policia.

47 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja””. Ngjarjet e rënda të abuzimit seksual janë kthyer në kambanë alarmi në vend. Vetëm dje u raportua një tjetër rast në Durrës, ku u arrestua një 50 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij. Sipas policisë,  50 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

 

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
    • …. Je i frymezuar sepse ti sapo ke dale nga foltorja e fundit te Doktorit…
      ….E nga gjuha e bukur dhe ne stil Klasik qe na perdor na “hiqesh” me sikur.., e me ose…, dukesh qarte se e tradheton vete..: Je ziliqar qe s’tu dha mundesia e vetme te tundesh ndonje zocke te njome..,, duke i mbyllur asaj gojen…
      ….. njihesh qe se largu qe deri tash ke perdhunuar vecse plaka te kolme..,, qe vec dy kembeve… , ngrene lart edhe dy gishtat…

  • Dënimi me VDEKJE pēr këta horra, ështē dhurata mē e bukur pér Vitin e Ri 2022.
    1 muaj do tē duhej “krehur” dhe shkrirë dhjamin e tyre qé të mos kundërmojnë njerêzinê.

  • Psheshellarë jemi neve. Merrmei me me mend një fëmijë 12 vjeçare , taruamat që ajo do të që gjatë tërë tërë tërë jesës. Në Drenas të Kosovës ka ndodhur diçka e ngjashme. Mësuesi kishte abuzuar me nsënsen e til një kohë të gjatë. Nxësja e paraqet rastit në polici. Edhe polici e bënë të jëtën gjë. Nxënsja shkon te gjeneologju për të abotuar. Të sheretën edhe gjinelologu e dhunon. Nxënsen e dhunon edhe avokati ku kjo shkon të ankhoet. Adkakush deri sot nuk është denuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *