Një grabitje është shënuar në qytetin e Delvinës.
Persona të maskuar kanë hyrë në banesën e një kambisti, të cilin fillimisht e kanë lidhur dhe torturuar duke e detyruar atë të tregojë vendin ku fshihte paratë.
Autorët ia kanë arritur qëllimit dhe kanë mundur te marrin një shumë të madhe parashë nga kambisti, Muslim Osmani 70 vjeç.
Ndërkohë, sipas policisë e bija e kambistit ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja e ballkonit dhe është larguar.
Vëllai i kambistit tha se dyshohet se ishin dy persona dhe se autorët i kanë marrë 25 mln lekë.
