E-residency, shtetësia në Estoni merret me një klik

anazapta

Estonia merret shpesh si shembull kur flitet për teknologjinë dhe vendosjen e saj në shërbim të qytetarëve.

E në përputhje me këtë imazh që ka krijuar në mbarë botën, vendi i vogël i ftohtë në skajet e Europës, ka prezantuar së fundmi e-residency.

Përmes kësaj nisme, Talini u ofron të gjithë atyre personave në mbarë botën që duan të marrin “shtetësinë dixhitale” si estonezë mundësinë e realizimit të kësaj me vetëm një klikim.

“Kemi mundësinë që të ndihmojmë sipërmarrësit që të rrisin biznesin e tyre, e ndërkohë tërheqim në vendin tonë investime të reja”, thotë Taavi Kotk, kreu i informacionit në qeverinë estoneze.

Objektivi i nismës është tërheqja e sa më shumë investitorëve duke u garantuar atyre lehtësi dhe reduktim burokracish në maksimum, sepse kushdo që ka një e-residency, mund të hapë një biznes në Estoni dhe t’i nënshtrohet të gjitha të drejtave dhe detyrimeve që ka një sipërmarrës vendas.

Deri më tani numri i personave që kanë marrë e-residency ka shkuar pak më shumë se 3 mijë, ndërkohë që synimi i autoriteteve estoneze është që brenda vitit 2025 numri i tyre të tejkalojë 10 milionë. /TCH/

Share This Article
2 Comments
  • Korrigjoni titullin sepse nuk behet fjale per nenshtetesine e cila ka procedure tjeter por per nje menyre per te pasur vendbanim elektronik ne menyre qe te kryhen veprime financiare me lehtesira te konsiderueshme fiskale. Per me shume mund te lexoni ketu:
    https://e-estonia.com/e-residents/about/

    Sic do te vini re gjate leximit aty theksohet se:
    “e-Residency does not confer citizenship, tax residency, residence or right of entry to Estonia or to the European Union. The e-Resident smart ID card is not a physical identification or a travel document, and does not display a photo”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *