E rrahën, i urinuan mbi kokë dhe e filmuan 20-vjeçarin, policia zbulon dy autorët

Elton Tafaruci

Skandali i publikuar me video në rrjetet sociale, kur një person i urinon në kokë një të riu pas sherrit, dhunës e fyerve dhe shoku i tij filmon skenën, ka marrë vëmendjen e Policisë së Tiranës që ka arritur të identifikoje autorët e videos: Ata janë R.N, 34 vjeç dhe D.N. 19 vjeç, të dy nga Tirana.

Policia njoftoi se dje filloi procedimin penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” për të dy personat më sipër

Specialistët e policisë identifikuan edhe personin e dëmtuar me iniciale A.Ç, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
1 Comment
  • e vetmja gje qe dje kur pashe videon me shqetesonte ishte ne qofte se ishin ne moshe madhore KETA kingat….lajmi i mire eshte qe jane DHE nuk mund ta kalojne kete episod me gjoba Po me nje denim shembullor ,shpresoj qe drejtesia te jete e vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *