Pasi dështoi në Gjirokastër ku për herë të parë humbi shumicën në këshillin bashkiak kundër PD-LSI, tashmë PS përmes një skeme të kalkuluar qartë po forcon pozitat në të gjitha bashkitë e tjera.
Dy ditët e fundit PS-ja ka shtuar radhët e saj me këshilltarë kryesisht nga LSI-ja në Fier dhe Elbasan, por në Belsh ka ndodhur edhe një kalim historik.
Dy këshilltarë legalistë e ballistë kanë braktisur partitë dhe programet e tyre politike dhe janë bashkuar me PS-në.
Bëhet fjalë për legalistin Ismail Paja dhe ballistin Ruzhdi Fejzullahu, të cilët kanë kaluar në radhët e shumicës në Belsh.
I treti që ka kaluar te PS-ja është këshilltari i LSI-së, Ramadan Elezi.
“Kur 3 vjet më parë garuam në këshillin bashkiak nën siglën e LSI ishim të bindur se bashkimi i të majtës kishte ndodhur njëherë e mirë. Sërish LSI është në koalicion me PD duke punuar jo vetëm kundër të majtës po duke kundërshtuar pa asnjë esencë çdo gjë të mirë që është bërë në 5 vitet e fundit. i bashkohemi PS për të kontribuar në zhvillimin e zonës sonë”, thotë Ramadan Elezi, këshilltar bashkiak, Belsh.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme katër këshilltarë të LSI-së braktisën këtë forcë politike për tu bashkuar me PS-në dhe Armando Subashin, teksa e njëjta lëvizje u raportua edhe dje në Elbasan.
a.s/dita

Ju lumte! Ty or Ismail Paja te perzuri PD+LSI nga puna ne nen/Stacionin e Kajanit,qe e themeloi yt ate i ndjeri Islam Paja.Shume mire e bere.Te djathtet e vertete nuk duhet te qendrojne ne koalicion me sigurimsat e grabitesit e pronave,qe jane PD+LSI.
Nuk kane asnje ndryshim as ne program as ne qendrime perveçse socialistet mbajne pushtetin me votat e te majteve qe mbajten ne çdo kohe barren e çlirimit e te ndertimit te Shqiperis e vazhdojne te jene me te zhgenjyerit .
Sikur socialistet te ishin distancuar nga enverizmi edhe te kishin denuar kriminelet e asaj kohe, bashkpunimi do ishte edhe ma i shpesht,siçndodh ne cdo vend demokratik,ku mbreterite kane qeveri socialiste.
Me rilindjen jane bashkuar se Ps nuk ekziston .E hengri Rama.
Mire se ata qe iken nga partite e tyre jane njerez pa fytyre por ju rilindasit qe nuk lini shkrim pa I ofenduar dhe pa i permendur si armiq si la mundesi qe sot krenoheni qe my qenkan bashkuar nje ballist e nje zogist apo dhe per ju mjaftojne te keni numrin e kartonave por se nga vijne as qe my intereson?Sipas meje te gjitha partite jane koti perderisa nuk kane asnje dallim ne program por mendojne kush e kush te vjedhe me shume
Kush mendon,flert e verpon shqip, natyrshem duhet t’i bashkohet shqiptareve,Shqiperise e shqipes.
Kush mendon,flert e vepron shqip, natyrshem duhet t’i bashkohet shqiptareve,Shqiperise e shqipes.