Lemza është një kontaktim i pavullnetshëm dhe i përsëritur i diafragmës, e shoqëruar nga mbyllja e beftë e fytit në çdo spazmë, që prodhon tingullin karakteristik “hik”.
Funksioni i këtij fenomeni ende nuk është i qartë.
Në të shkuarën mendohej se lemza mund ta bënte më të lehtë zbritjen e ushqimit në ezofag, duke qenë se si proces ndodh më shpesh kur kafshatat nuk kapërdihen ashtu siç duhet.
Gjithsesi, kjo nuk shpjegon se përse lemza është e pranishme edhe te të porsalindurit, të cilët gëlltisin vetëm ushqime të lëngshme.
Këshilla më e njohur, ajo për ta mbajtur frymën për 15-20 sekonda duket se e heq lemzën, sepse bën që diafragma të lëshohet dhe favorizon ndërprerjen e kontaktimeve.
Zakonisht, lemza zgjat pak minuta e më pas ikën. Në raste të rralla, për ta ndalur duhen ilaçe kundërspastike, të cilat shtendosin muskujt, ose duhet bërë qetësues.
Por ekziston një njeri, lemza të cilit i ka mbajtur aq gjatë se është regjistruar në librin Guinness. E këtu nuk bëhet fjalë për orë apo ditë, por për 68 vite me radhë. Amerikanin Charles Osborne e zuri lemza për rreth 7 dekada nga viti 1922 deri në 1990.
Vetëm vitin e fundit të jetës, jetoi paqësisht pa shqetësimin e lemzës dhe vdiq në moshën 97-vjeçare.
b.m. / dita


