E rrallë: Policia e shpëton nga dhuna e burrit, gruaja i vërsulet bashkë me të

Elton Tafaruci

Policia e Kuçovës ka hasur në një rast të rrallë,  në këtë qytet kur në publik, 25-vjeçari Ilia Toska po rrihte të shoqen, R.Toska.

Policia, që e ka parë skenën tek vendi i quajtur Postblloku, i ka bërë thirrje Ilias ta lëshojë gruan.

Por kulmi ka qënë kur bashkëshortja që po rrihej i është kundërvënë efektivëve bashkë me të shoqin!

Si të mos mjaftonte kaq, pranë çiftit është afruar edhe një i njohur i tyre, që ka kundërshtuar urdhrin e Policisë.

Si rrjedhim, Policia e Kuçovësi ka arrestuar të dy burrat dhe ka nisur në gjendje të lirë, procedimin penal për gruan 25-vjeçare.

Ata akuzohen për  “dhunë në familje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik’’ dhe ‘’Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore’.

Share This Article
2 Comments
  • Si historia e marksit me ciftin arixhi qe shkoi ti ndante kur po ziheshin dhe ata ju turren mbrapsht marksit.
    Hahahahaaaa. Pune aixhish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *