Në të gjithë botën ka ndryshuar ora, duke shkuar 60 minuta pas, ose siç njihet ndryshe ora dimërore. Por, në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka vendosur që ta shtyjë ndryshimin e orës pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që mbahen në fillim të nëntorit.
Vendimi ka shkaktuar jo pak konfuzion në radhët e qytetarëve turq, pasi tek telefonat, laptomët dhe të gjitha mjetet e tjera teknologjike, ora ndryshon automatikisht, ndërsa ka mbetur e pa ndryshuar vetëm në zyrat e shtetit. Ashtu sikurse ndodh në shumë vende, ironia shpërtheu menjëherë në rrjetet sociale.
“Jemi të sinkronizuar me orën speciale të Erdogan, për fat të keq edhe ai mund të ndalojë kohën, por nuk mund të ndalë kohën dixhitale. Ndaj dhe jemi shumë konfuzë”, shkruan një përdorues në Facebook, citojnë mediat e huaja.
Më 1 nëntor, qytetarët turq do të shkojnë në zgjedhje, të dytat brenda këtij viti. Ndërkohë, qeveria turke ka vendosur që ndryshimi i orës të bëhet më 8 nëntor. /Dita/

Nuk thuhet mall turk.
O GAZETARE TE LODHUR.
DO TE JETE NDONJE VENDIM RUTINE MARRE PER ARSYE PRAKTIKE.
SE CFARE KA KETU PER TE PERBERE LAJM (PERVEC URREJTJES PATETIKE NDAJ TURQISE, KUPTOHET) NUK KUPTOHET
mendoj se eshte thjeshte nje lajm rutine nuk ka asgje as te keqe dhe as te mire qe po botohet
Te dogji ty , turku Arben ? Plase per Turq