E rrallë: Vajza e beut qëllon kalimtarin në aeroport me gjellë pasanikësh

Alqi Kociko

 

Në një incident në dukje banal, vajza e një beu të pasur shqiptar mësohet se ka qëlluar me gjellë pasanikësh në aeroportin e Romës, një kalimtar gjithashtu shqiptar, të perceptuar si kundërshtar.

Gojët e Liga mësojnë se bija e oligarkut, i cili ka patur një rini shumë të vuajtur, sapo pikasi shënjestrën e vet e la në mes copën e bukës që po hante.

Buka në fjalë, e ndarë në mes, kishte brenda asortimente të shijshme kulinare. Gjasat janë që kjo të jetë arsyeja e përdorimit si armë, për t’i treguar shënjestrës se familja e saj… nuk e hante më bukën thatë.

Bija e beut, siç mësohet, ndodhej në aeroport bashkë me të shoqin, emri i të cilit pretendon të dëshmojë origjinën shqiptare, ndërsa mbiemri tradhton origjinën malteze të familjes.

Policia italiane bën me dije se maltezi e kishte mbaruar copën e vet të bukës me gjëra brenda, ndaj vendosi të përdorte grushtin.

Kamerat e aeroportit, mësojnë Gojët e Liga, kanë kapur edhe një dialog mes çiftit, ku ajo i thotë atij: “Ah, që nuk kam një pulë të pjekur, apo pak troftë Valbone! Do t’ia kisha bërë kokën përshesh. Sa do gëzohej babi”.

Burime që e njohin mirë të shkuarën e vajzës, pohojnë për Gojët e Liga se agresiviteti i saj ushqimor është i hershëm.

Në kohët e vobektësisë familjare, ajo si vajzë e vogël qëllonte nga ballkoni me patate apo kokrra qepe, kalimtarë të identifikuar si jo dashamirës ndaj të atit. Me kalimin e kohës, si për të dëshmuar ngritjen e statusit ushqimor të familjes, vajza nisi të qëllonte me tava krapi, imam bajalldi, jahni me mish lepuri të Tropojës etj.

“Çfarë tersi, tani më duhej një fileto salmoni e pjekur në qymyr mështekne suedeze”, mësohet se ka mërmëritur vajza e beut në momentin e pritës…

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Çuditërisht, ngjarja e mësipërme ka ndodhur vërtet.

Share This Article
14 Comments
  • Mos i ngacmoni, se po hane Iftarin, se jane edhe fetare, muslimane fondamentalist, lexojne Kuranin dhe e zbatojne fjale per fjale. Por njerezit, gojet e liga, u krijojne lloj-lloj ngjarjesh dhe aventurash, por a mund te bejne gjera te tilla mbesimtaret muslimane gjera te tilla? Ne asnje menyre, jo! Nuk e di perse jane ende ne Shqiperi dhe nuk kane shkuar ne Siri, se keshtu do te shpetonte edhe Shqiperia nga ky lloj bicimi njerezish!

  • RRugace nga me ordineret, jane rrugace sepse eshte e bija e Saliut, edhe super mbesa eshte super sepse eshte femija e ketyre. BASTARDE vicidoli

  • Po cfar .ute burri eshte Talant Balla kur thot me ka rrah nje grue.Besoj se ja paska kaluar te jatit qe i pat then ne parlament :Cfar do behet motra dhe grueja jote.

    • O Mark po qe je krimb buthe kete e dime se egersirat si ti e Gita shemtira dini vetem te ulerin e te shqyenin se tek kafshet si raca juaj jmungon logjika. Prandaj vetem kafazi ju zbut dhe ai seshte i larget po vjen dhe egersira si ju race e felliqur aty e keni vendin mjaft degjuam ulerimat dhe ngerdheshjen e dhembeve e kesaj tufe bashke me ty brenda dhe felliqesira si ti e babai jot krimineli Berisha me kelyshet e tij Giten e Zeni sytpeshkaqenin.

  • Q…o breshkw q. se tw ka ardhur vakti.kjo i duhet thnw asaj apo atij,trimi “pa shpine”. balla mos merret me ta.Ata janw tw hyrit e litarit Berishia, se Vuciteli wshtw i tw gjithw tropojanwve..apo jo.
    Dhimbie e madhe pwr kwtw turp fatkeqwsisht shqiptar! Turpi tyre.
    Nwnw Pashako D.

  • Edhe Lady Macbeth i Shakespeare do ta kishte merak te kishte nje fytyre te tille, per te patur sukses.

  • O Ivani i madh:Nga qe je i madh,shko e nxierre rrahjen e Taulantit,po mos perdor fjal fyese se te rrahin edhe ty si nje qen.Mendoj se do jesh vete taulanti se dukesh se cfar karakteri keni.

    • TI o Mark Uk, te cfte baba uku prej tropoje, salushi yt I shtrenjte. Kemi marre vesh bemat e familjes berishjane. I jati I salushit tend e ka q..i, salushin te vogel prandaj eshte bere salushi keshtu I eger. edhe ty ndoshta, edhe Giten e ka q…I lulushi se burri I saj eshte gay. Ju marrte vdekja te gjithe fare e fis e miqesi te berishajve. Vdekshi ne gazep. Ky popull ka nevoje qetesi jo keto rrugacerira. o ju fshifte kanceri.

  • po zihen kelyshat e enverit ne mes te europes ;;;;;;kjo eshte kultura e komunstave ;;goca e beut ;;;ha ha ha ;;;BERISHA ISHTE NJE SPIUN I ENVERIT ..DHE KJO PSIKOPATJA I NGJAN VJEHRRIT .. DHE KY TYCI QE E HENGRI PJATEN NE SURRAT CFARE ESHTE … SPIUN APO HAJDUT I RAMES ….. GAZETARI SJETON NE SHQIPERI …. APO ESHTE NAIVE …

  • abcdehg:Une nuk kam as nje dhoj miqsie me Berishen.As qe deshiroj ta shof me sy.E cmoj se u vu ne krye te studentve per te permbysur baballaret tuaj te ndyre.Sikur te mos i kishit thene kto fjal qe me krijimin e Pd ju jap te drejt.Po keni qe ne vitin 1990 qe rrini duke lehur si qenet per kedo qe eshte i djathte more injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *