E rrallë: Vendimi i pazakontë i gjykatës për ish-snajperin e specialeve

Alqi Kociko
A German Special Forces (SF) Soldier lines his sites on a target 500 meters away, and awaits direction from an International Special Training Centre (ISTC) instructor to engage the target. The German Soldier was one of 10 SF troops from four different countries attending the sniper training course offered by the ISTC. The class was evaluated July 24 on stalking, observing, judging distance and shooting targets at the 7th Army Joint Multinational Training Command's (JMTC) Grafenwoehr Training Area. (U.S. Army Photo by Staff Sgt. Gina Vaile-Nelson, 133rd MPAD)

 

Edhe pse me një karrierë profesionale të lavdishme, jeta private nuk i ka ecur mirë ish ushtarakut special Maliher Karabina.

Gojët e Liga kanë mësuar se pas ankesave të shumta të bashkëshortes Nagante, se i shoqi i rrinte ftohtë dhe larg, madje shpesh e vëzhgonte me dylbi, pasuan sherret familjare dhe ankesat në gjykatë. Në fund, divorci. Fakti është që bashkëshorti e kuptoi gabimin dhe së fundi Mali (siç I thërrasin të njohurit) i kërkonte shpesh të shoqes të riktheheshin bashkë, duke i dalë befasisht përpara në mes të rrugës apo në vendin e punës.

Nuk munguan edhe reminishencat e zanatit, pasi Mali instiktivisht zinte prita i maskuar me mjete rrethanore, për t’i çuar mesazhin e pajtimit ish bashkëshortes.

Pikërisht këto akte, mësojnë Gojët e Liga, detyruan gjykatën të marrë vendim se ky ngacmim sistematik duhej dënuar me urdhër mbrojtjeje për gruan dhe mbajtje distance për ish bashkëshortin.

Sipas vendimit, “masa të kësaj natyre, jepen zakonisht për distanca kufizuese 200 deri në 500 metra larg të dëmtuarës. Por për rastin në fjalë, trupi gjykues vendos që 35 vjeçari Maliher Karabina të mos i afrohet ish bashkëshortes më shumë se në një rreze prej 3 kilometrash”.

Ky urdhër i veçantë bëri bujë në media, madje edhe shoqatat e mbrojtjes së grave gjykuan që ishte i tepruar.  Por gjërat u sqaruan, pasi u bë publik se kjo distancë u pa e arsyeshme, ngaqë profesioni specifik i Maliherit në ushtri, ishte ai i snajperit.

“A mund të jetë efikas një urdhër distance prej 100 metrash për një snajper?”, arsyetoi gjykatësi Belxhik Çiftja, “në 100 metra ai të grin sa hap e mbyll sytë!”

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Qartë?  

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *