E rrallë! Vrasësit e ISIS-it takohen me familjet e viktimave të tyre (Video)

redaktor

Një reality show i një televizioni irakian po shkakton polemika të ashpra.

Në reality bombarduesit e ISIS-it, të dënuar për shpërthimet në Bagdad, përballen me familjet e viktimave të tyre.

Meshkujt të shoqëruar nga ushtarët e armatosur kthehen në skenën e krimit, ku kishin shkatërruar gjithë qytetin, ndërsa takohen edhe me familjet e viktimave.

Në një prej skenave të këtij show, bombarduesi i dënuar, Haider Ali, qan ndërsa një mashkull në një karrocë invalidësh e sulmon verbalisht.

Të tjerë i thonë 21-vjeçarit se do ta “copëtojnë edhe prapa telave me gjemba të burgut”.

Drejtuesi i emisionit shpjegoi se qëllimi është të tregojë se si përgjegjësit për terrorizëm po sillen para drejtësisë.

Gjithashtu, ekipi televiziv shpreson se programi do t’i ndihmoj kriminelët të mendojnë para se të kryejnë ndonjë krim të ri.

https://www.youtube.com/watch?v=Dhy7OLZvwWo

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *