E rrallë/ Sajoi vdekjen për të mos u martuar në Shqipëri

Elton Tafaruci

Për katër muaj, familjarët dhe të afërmit besonin se Xhevahir Gjuta, 26-vjeçari shqiptar, banor i vjetër i Grosseto, vdiq në Punta Ala. Pa rezultat kishin qenë kërkimet e polumbarëve në det, por, kameramani i ri kishte vendosur të humbte gjurmët dhe të zhdukej duke lënë të kuptohej se kishte vdekur.

Historia fillon më 14 mars, kur pajisjet e tij të xhirimeve i kishte vendosur në plazh dhe makinën të parkuar aty pranë. Për të gjithë Gjuta kishte vdekur tashmë.

Por në fakt, i riu shqiptar kishte vendosur të largohej për të filluar një jetë tjetër në Milano, pa dokumente dhe pa identitet.

As edhe një telefonatë me familjen nga frika se do e gjurmonin.

Ajo që ai donte ishte largimi nga e kaluara dhe përgjegjësitë e tij.

E thjeshtë, më 15 prill atij i duhej të kthehej në Shqipëri për t’u martuar, por i riu mesa duket nuk e ka dashur këtë gjë dhe preferoi të pretendojë se kishte vdekur se sa t’i bindet një martese të padëshiruar- raporton Panorama

Pak ditë më parë, i riu u kthye në Toscana dhe me lot tregoi gjithçka kishte bërë dhe menduar në polici.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *