Bashkia: Gjyqtarja mori vendim pa njoftuar datën e pa thirrur palët për Pallatet te Diga

redaktor

Shpresat për të ndaluar ndërtimin e pallateve përballë Digës së Liqenit Artificial në Tiranë, kanë marrë sot një goditje të fortë.

Gjykata pritej të shprehej lidhur me një kërkesë të Bashkisë dhe IKMT-së për rindryshim të trupit gjykues të çështjes.

Kërkesa erdhi pasi trupa e gjyqtarëve u ndryshua me kërkesë të kompanisë ndërtuese GENER 2.

Kreu i Bashkisë Veliaj tha se gjyqtarët e rinj ishin të afërm me ndërtuesin, ndaj trupa e ndryshuar, u kërkua të rindryshohej.

Kërkesa është shqyrtuar sot.

Por mënyra si është bërë shqyrtimi është e papranueshme për avokatët e Bashkisë.

Këta të fundit thonë se “shqyrtimi u bë në fshehtësi të plotë, krejtësisht në shkelje të hapur të ligjit, si dhe është kryer në një dhomë këshillimi, kur sipas neni 75 të Kodit të Procedurës Civile duhej bërë në seancë”.

Bashkia thotë gjithashtu se shqyrtimi është bërë pa ua njoftuar palëve datën e gjykimit me shpallje, sipas nenit 49 të Ligjit për gjykimet administrative.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *