Avril Haines, këshilltare ligjore në Shtëpinë e Bardhë, është emëruar zëvendësdrejtoreshë e CIA-s nga presidenti amerikan. Mediat hedhin dritë mbi të kaluarën e saj dhe mësohet se në mesin e viteve ’90 ajo ka qenë bashkëpronare e një kafeneje letrare në Baltimorë, në të cilën zhvilloheshin të ashtuquajturat “mbrëmje erotike”
Një e kaluar me “drita të kuqe” për numrin dy të CIA-s, Avril Haines, e cila është e para grua që merr këtë post në agjencinë e shërbimeve të inteligjencës amerikane. Por, pas diplomimit në universitetin e Çikagos, për vite të tëra ajo ka drejtuar një librari-kafene dedikuar letërsisë erotike, “Adrian Book Cafè”, ku organizonte mbrëmje të quajtura “Erotica”.
“Në fillim ishim të terrorizuar nga klientela që mund të frekuentonte mbrëmjet tona. Mendonim se do të vinin vetëm pleq të shthurur. Por mbetëm të befasuar nga një publik aq i gjerë ku merrnin pjesë të rinj dhe zotërinj të moshës së mesme”, shprehej Avril në atë kohë për gazetën lokale “Baltimore Sun”.
“Arsyeja pse pati sukses ‘Erotica’ është sepse letërsia erotike është shumë e përhapur. Njerëzit përpiqen të bëjnë dashuri pa bërë dashuri, nëpërmjet librave. Të tjerë përpiqen të zbulojnë fantazi të reja për t’i eksperimentuar në raportet e tyre monogame. Kësisoj erotizmi në letërsi është edhe një nxitës dhe një mjet për të fortifikuar raportet në çift. Kjo e jona nuk është vetëm një librari alternative”, vijonte intervistën.
Nuk është bërë e ditur se përse u mbyll “Adrian Book Cafè”, pos faktit që tani në vend të tij është një dyqan kompjuterash. Pasi braktisi doktoraturën në fizikë, Avril zbuloi pasionin e saj për ligjet ku dhe u diplomua për jurisprudencë në Georgetown.
Në CIA, ku do ta marrw postin më 9 gusht, zëvendësuar Mike Morell, do të vendoset si e jashtme: “Por di për operacionet klandestine më shumë se kushdo tjetër në qeverinë amerikane, jashtë CIA-s”, u shpreh me elozhe për të shefi i shërbimeve sekrete amerikane, John Brennan. Ky, në muajin mars zuri vendin e gjeneralit David Petraeus, i cili dha dorëheqjen pas bërjes publike përfshirjen e tij në një aferë seksuale.
Në Shtëpinë e Bardhë, Haines, është këshilltare ligjore për sigurinë kombëtare. Emërimi i saj në CIA është i treti në pak ditë që ka ndërmarrë Obama, pas asaj të Susan Rice në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Samantha Power në misionin e OKB-së.
Ky është një kalim unik në curriculum-in me “pesë yje” të Avril, të cilën të enjten presidenti Barack Obama e zhvendosi papritur nga detyra e “krye avokates” në Departamentin e shtetit, të emëruar vetëm dy muaj më parë.
Por është edhe një zhvillim pozitiv për CIA-n, pasi pak javë më parë Brennan e kishte përjashtuar emërimin e një gruaje në krye të operacioneve klandestine. Megjithëse Haines ka pasur një rol thelbësor në hetime të vështira të zhvilluara mbi terroristë të dyshuar, vendimi për të vendosur në krye të agjencisë një përfaqësuese të seksit të dobët ka ngjallur shumë polemika. Zgjedhje është cilësuar si e “pazakontë” nga shumë media./ Dorina Gjuzi

Cia e ka ndihmuar Shqiperin per rreximin e Komunizmit. http://stopinjorances.blogspot.com/2012/11/odiseja-e-nje-dedektivi-agim-hamiti.html
lefta gabohesh rende ,,,cia eshte eshte agjenci qe punon vetem per interesat e usa….ok……le te themi qe cia ne ato momente ishte pro rrezimit te diktatures sepse diktatura ishte e lidhur me sherbimin inteligjent anglez,,,,,ti e ke lexuar librin e agim hamitit? ose nuk e ke lexuar me kujdes vellimin e 2-te ku agjentet me te mire qe krijuan mundesite per rrezimin e diktatures mbahen edhe sot akoma peng ne amerike edhe nuk kane te drejte te vine ne shqiperi……..si cia, si nsa punojne vetem per interest e amerikes sepse ai shtet I paguan prandaj mos degjo perrallat qe tregojne ata,,,,,,,,,,hade tung!!!!!!!!!
Hosteni ka shume te drejte ! Hosteni te pershendes…