E nderuar gazetë Dita. Duke lexuar shtypin online, nuk kishte si të mos kontrastonin dukshëm dy informacione që dëshmojnë mjerimin tonë si shoqëri: Lajmi i parë: Berisha bën me dije në faqen e tij në Facebook që gjëja e parë që paska bërë në mëngjes është që ka shijuar videon e një këngëtari korean. Teksti rrëfen ngazëllimin kryeministror në një mëngjes të shtune. Lajmi i dytë: Në të njëjtin mëngjes të argëtimit kryeministror, ka vdekur Shpëtim Karamuça, një nga grevistët e urisë, një nga ish- të burgosurit politikë që u lanë bashkë me të tjerët nga i “djathti Sali” të digjeshin e të vdisnin.
Dy Shqipëri, njëra e hajdutëve dhe kriminelëve të nginjur në pushtet e para që tani zbaviten si klubi i milionerëve të rinj të Shqipërisë, dhe Shqipëria tjetër e vdekjes, e mizerjes, e harresës dhe mungesës së ligjit. Çfarë trishtimi o zot.
SMS në DITA në 0689073730