E shtypi makina me të bijën përdore, ndërron jetë 45-vjeçarja

Dita

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë dhe për pasojë një 45-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Policia ka deklaruar se një mjet tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen me Armanda Jaçellari, e cila sapo kishte zbritur nga furgoni i linjës Lin-Udënisht.

45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Është bërë me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar pa lëndime.

Armanda Jaçellari mësohet se ka lënë jetimë tre fëmijë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *