I lodhur, i drobitur, por i paepur dhe gjithnjë me buzëqeshje në buzë. Ky do ishte një portretizim i paanshëm i deputetit të thjeshtë të popullit Taulant Balla gjithë këto vite, kur kryeministri deshi tri herë t’i jepte titullin “Bleta pe tunxhi” por ai me mirësjellje e refuzoi.
“Ka të tjerë që bëjnë mjaltë më të mirë, më të shëndetshëm se unë,” tha herën e parë Taulanti, duke nënkuptuar atë postin që nuk e mori që nuk e mori dot e që kish të bënte me mjaltin e bekuar të hashashit, i cili çante bllokadën revizioniste duke u shitur me 50 dollarë kilen.
“Puna e shumë shokëve të tjerë është më vitale, më e prekshme,” tha herën e dytë ai, duke bërë me shenjë nga Dhamiani, me tenderat dhe koston e rrugëve 120 milionë dollarë metri linear.
“Kishit Ilir Beqen, tani keni Ogertën e Manastirit e plot të tjerë,” tha herën e tretë Taulanti, “kush jam unë a derëbardhë, një deputet i thjeshtë i popullit”.
Dhe kështu, si përfaqësues modest dhe i përunjur, Balla thjesht mblidhte drejtorët rajonalë dhe inspektonte punimet e rrugëve, ujësjellësave në Elbasan e Librazhd, mbikqyrte pyjet, luftonte kundër gjuetisë së paligjshme të rrëqebullit të Përrenjasit, shtynte makina të ngecura në dëborë, merrte fëmijë të aksidentuar dhe i çonte në spitalin rajonal më të afërt, kapte zorrën e zjarrfikësve për të shuar zjarret në pyjet e Hotolishtit etj etj.
Një ditë të bukur, thonë burimet për Gojët e Liga, pas një prej takimeve të shumta me popullin, Taulanti vendos kufjet për të dëgjuar pak muzikë. Ndërkohë i afrohet një nënë dhe i thotë:
-Të keqen nona, ja mu ktu më dhemb, sidomos kur marr frymë thellë, – dhe vendos dorën në brinjë, pastaj fillon të zhvishet.
Taluanti e humbet pak toruan dhe heq kufjet:
-Dale moj nënë, çfarë po bën?
-Nona ka ardh me u vizitu, a t’keqen. Sa murta vesh se je ba ene doktor, erdhi nona me vrap. Ja, vene atë aparatin me konop që ke te veshi, më kontrollo pak se nuk osh mirë nona!
Taulanti qeshi me përzemërsi.
-Po jo mi none, nuk jam asi doktorrash, nuk jam mjek. Jam doktor për integrimet, për politikat ndërkombëtare, për marrëdhëniet me partnerët…
Atë çast plaka u nxi nga inati dhe ja veshi me pëllëmbë:
-Ptu jarebi! Nuk bo ashtu marrdhaniesh nona! Jam bo kaq, e nuk m’ka dal gjys llafi! Dashke dhe votën ti pale!
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pa gradë shkencore

Bravo nona! Dashka ene taulanti marrdhenie me partneret!
Taulanti eshte si QINGJI I URTE QE PI DY NENA!
E filloi mire me Nanon,por sa i rreshqiti kemba Nanos me vrap Taulanti zuri rradhen e qumeshtit tek dera e dyqanit te Rames dhe Rama ia shperbleu ndaj sot Taulanti i nones eshte bere kryetar i grupit parlamentar!
Po te ishte ne ushtri do ishte Shef i Shtabit te Pergjithshem me grade Gjeneral Kolonel!
Eh sa dava ka Janina!
Kur Taulanti shkoi ne BALLE te delegacionit famoz ne BE per te rregulluar relatat me Gjermanine dhe Evropen pasi Edvini i kishte share dhe denigruar me none e babe, njashtu si Presidetin Trump nga CNN, sekretaret e protokollit pyeten:
KUSH ESHTE KY SHKURTABIQ I SHEMTUAR, SI PIONIER I ENVERIT, ME BARK SI TOLLOMBACE?
Del Kryetarja Mogherin dhe spjegon:
KY ESHTE MIKUM IM, TAULANTI NGA LIBRAZHDI QE NDIHMOI MIKEN TIME, VLLAHUTINI QE TE VIDHTE 5 MELEON EURO NGA TAKSAPAGUESIT EVROPIANE ME VILEN E MIKUT TE EDVIN PIKTORIT, SAKEQ MANA.
Pjesmaresit aprovuan me koke dhe peshperiten vesh me vesh:
OUAAA! KY QENKA TAUALNT XIBRAKA, DOKTORI I SHKENCAVE TE ENVERIT QE REZILIN E KOKAINES QE U GJET NGA POLICET E MERKELIT, NE LABORATORIN E TIJ E KTHEU NE CAST NE FITORJE TE PARTISE, KY E MERITON TITULLIN QE MBAN!
Duhet te kesh shije shume te holle qe te percjellesh kete lloj humori, si te vete shkrimit ashtu edhe te tre komenteve te mesiperme qe e shoqerojne ate.
Out of curiosity.
Eshte perfshire edhe “Intelektuali” yne i dashur ne Departamentin e Gojeve Te Liga te gazetes Dita?
Do te ishte nje zgjedhje perfekte.
Nje ilustrim e vertete i motos se njohur: Gjeji punes njeriun e duhur, dhe jo njeriut punen!
Te gjithe ju atje jeni njelloj! Te merr neper goje injoranti mediokri! Lerini keto gjera te dashur shqiptare! Jeni njelloj te gjithe gjysem analfabete dhe gjysem osmanllinj! Edhe gazeta Dita eshte ne Liste!
Komente me nivel banal. Pamja e jashme nuk perflitet o ju qe skeni as nivel e as kulete. Pse hatching kohen e shkruan I?! Shkoni kerkoni pune.