Përshëndetje DITA. Me vëmendje lexova artikullin tuaj për Berishën që sivjet mbush 22 vjet si komunist dhe 22 vjet si antikomunist. Gjetje e bukur. Doja të shtoja se rasti i Berishës meriton analizë. Që të rezistosh prej 40 vjetësh në gropën thithëse të politikës shqiptare të rangut të parë duket se nuk ka nevojë të jesh profesionalisht i zoti (ka më kërkesë për prova?), nuk ka nevojë të kesh mendësi të hapur, arsim të mirë, nuk ka nevojë t’i bësh shërbime kombit, të tregosh përvujësi ndaj plagëve të tij, nuk ka nevojë të kesh dinjitet.
Mjafton të jesh prostitutë në skenën më të madhe të prostitucionit kombëtar, në politikë, ku edhe këmbimet e posteve ministrore, pazaret dhe aleancat e dyshimta më duken ndonjëherë si… transaksione seksuale. Mjafton të jesh prostitutë politike dhe kaq mjafton: mrekullia realizohet para syve të tu: ti je i pranishëm kudo, në çdo regjim, ti jeton, ke përfitime të panumërta në natyrë, t’i i bën të pëlcasin komshijtë që nuk të duan, ti merr portofole ministrore ndërsa ata dhjetëra djem e vajza specilistë e juristë të shkëlqyer, që shpresonim se do të përshpejtonin fatet evropiane të atij vendi, ata sillen të papunë a të punësuar jashtë profesionit!
Email nga adresa: [email protected]