SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar DITA! Kur dëgjova Lulin e vocërr të bënte thirrje për pjesëmarrje në protesta antiqeveritare, m’u kujtua një i njohuri im që bënte atë lojën e zhonglerit me zare e me kuti shkrepëse, pranë stacionit të trenit, duke u marrë kalimtarëve edhe lekët e biletës së trenit.
Kur e takova po aty pas 20 e ca vjetësh, i thashë në vesh: “po ti akoma me këtë punë?” Dhe ai ma ktheu: “po, përderisa ka akoma budallenj!” Nuk akuzoj të gjithë militantët e PD-së, por ç’mund t’u thuash atyre lazaratësve që i bashkohen kësaj proteste dhe çirren për rrëzimin e kësaj qeverie, që sipas opozitës, lejon trafikimin e lëndës narkotike që ata vetë prodhojnë e janë pasuruar? Dhe në krye të kësaj kopeje është një dash, kryekomunari i tyre që quhet Dash Aliko. Gaqe, pensionist, Tiranë.

Shiko pensionin se me duket ta kan ulur more zok go……ri
lazot e kane drogen nga halli prandaj kerkojne qe qeveria tu tregoje se jane ne rruge te gabuar.Ata protestojne ndaj policies qe shkon ne lazarat dhe thote ska droge.Qeveria ta shpetoje lazaratin nga droga
Ti gaqo tu shkri pensioni apo e do ne frigoriferin e Rames?
Po ashtu them dhe une ja kane ulur se e ka patur shume te mire jetonte vet dhe i conte dhe ca cunit qe e ka refugjat