Më 27 janar 1945 ushtarët e Ushtrisë së Kuqe sovjetike çliruan kampin e përqendrimit gjerman të Aushvicit, në perëndim të Krakovës, në Poloninë jugore. Ndërsa ushtria afrohej, nazistët nisën evakuimin.
Rreth 60 mijë të burgosur, kryesisht hebrenj, u detyruan të marshonin drejt perëndimit, në qytetin e Wodzislaw në pjesën perëndimore të Silezisë së Epërme. Mijëra njerëz u vranë me shpejtësi në ditët e mëparshme, sa më shumë të ishte e mundur. Gjatë marshimit të vdekjes, ushtria naziste qëlloi ata që të rraskapitur, nuk do të mund të vazhdonin të ecnin.
Janar, acar, uri. Vdiqën më shumë se 15 mijë persona. 70 vjet më parë ushtria sovjetike gjeti dhe liroi mbi 7 mijë të mbijetuar, të sëmurë dhe në prag të vdekjes. Rreth 1.3 milionë njerëz u dëbuan në Aushvic në mes të viteve 1940 dhe 1945.
Nga këta, të paktën 1,1 milionë u vranë. Më 1996, presidenti gjerman Roman Herzog deklaroi të njëjtën ditë si Ditën Kombëtare të Kujtimit. Që atëherë, ceremonia përkujtimore është mbajtur çdo vit në Bundestag, ku të mbijetuarit e Holokaustit ftohen për të folur, përfaqësuesit dhe krerët e shteteve i kujtojnë botës se nuk duhet të harrojë.
Në fakt me gjithë kohën e kaluar, Josef Paczynski duket se nuk e ka harruar as edhe një nga ditët e atyre pesë viteve që kaloi në Aushvic. Kur sot festohet 70 vjetori i çlirimit të vendit që simbolizon barbarinë naziste, ky njeri që mbush 95 vjet mund të kujtojë, për shembull, herën e parë që i preu flokët rojës kryesore të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes, gjermanit Rudolf Hoess. “Ai erdhi dhe nuk tha absolutisht asgjë.
Sigurisht që mendova se mund ta vrisja, por e dija se çfarë do më ndodhte më pas mua dhe shumë prej të burgosurve të tjerë. I dija raprezaljet e zakonshme”, thotë ai jo shumë larg vendit ku vuajti atë që sot është e pamundur të imagjinohet. Një sërë krerësh shtetesh, mes tyre, presidentët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës, bënë homazhe për më shumë se 1.1 milion burrat dhe gratë që vdiqën në Aushvic dhe atyre 7000 vetëve që mbetën gjallë më 27 janar 1945, kur më në fund u çliruan nga Ushtria e Kuqe.
Ushtarët sovjetikë gjetën atëherë një panoramë që i mbijetuari Primo Levi do ta përshkruante më vonë si “një moçal të madh në të cilin dëbora shkrinte kufomat dhe vdekja helmonte ajrin”. Por më shumë se prania e François Hollande, apo Joachim Gauck, ajo që bie në sy është mungesa e rusit Vladimir Putin, i cili ka marrë pjesë në një përkujtim të ngjashëm 10 vjet më parë.
Konflikti ukrainas ka tensionuar situatën mes Moskës dhe kryeqyteteve evropiane aq sa Putin preferon të heqë dorë nga kujtimi i një momenti të lavdishëm në historinë e Rusisë vetëm që të mos fotografohet me liderë si ukrainasi Petro Poroshenko, apo polaku Bronislaw Komorowski. Polemikat shpërthyen dy javë më parë kur Putin njoftoi se ai nuk do të shkojë në Aushvic, Poloni, sepse nuk ishte ftuar nga autoritetet vendase, të cilat që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë janë dalluar për ashpërsinë e tyre kundër Rusisë. “Askush nuk ka marrë një ftesë zyrtare. Kemi kontaktuar me ambasadat e vendeve të interesuara për t’i pyetur nëse do të dërgojnë një delegacion dhe cili do të kryesojë. Dhe sigurisht Rusia ishte në mesin e të kontaktuarve”, i’u përgjigj një grupi gazetarësh ndërkombëtarë Piotr Cywinski, drejtor i Muzeut Auschwitz-Birkenau. “Zoti Putin në fund të janarit ka një axhendë shumë të ngjeshur të lidhur me çështjet e politikës kombëtare. Rusinë do ta përfaqësojë kreu i Administratës presidenciale, Sergej Ivanov”, përgjigjen në ambasadën ruse në Berlin.
Por histeria antiruse ka arritur një shkallë të tillë saqë duket se po shkon përtej shtrembërimit të historisë. Me një mungesë të theksuar respekti për ata që dhanë jetën për çlirimin e kampit Ministri i Jashtëm polak argumenton se ishin ushtarët ukrainas ata që hynë në Aushvic në vitin 1945. “Ishin ukrainasit ata që liruan kampin e përqendrimit të Aushvicit.
Ishin ushtarët ukrainas ata që ndodheshin atë ditë janari në atë vend, ata hapën dyert e kampit dhe e çliruan”, tha Grzegorz Schetyna. “As dua t’i komentoj deklaratat e ministrit polak. Kampi u çlirua nga Ushtria e Kuqe, në të cilën kishte rusë, ukrainas, çeçenë, gjeorgjianë dhe tartarë. Është absolutisht blasfemi dhe cinike të tentosh të luash me ndjenjat nacionaliste në atë situatë”, u përgjigj Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergéi Lavrov.
Ndërsa të gjithë sytë janë kthyer nga Moska, organizatorët e ceremonisë këmbëngulën se protagonistët e ditës nuk do të ishin udhëheqësit e pranishëm. Të mësuar me fjalime, mbretërit, princat dhe presidentët ishin të kufizuar në këtë rast të dëgjonin dëshmitë e burrave dhe grave që mund ta imagjinonin vuajtjet e të burgosurve si Paczynski, sepse kaluan diçka të ngjashme.
“Për arsye të moshës, ky është përvjetori i fundit me një numër të madh të mbijetuarish. Prandaj ata do të jenë në qendër të vëmendjes dhe nuk do të ketë fjalime nga politikanët. Do të jetë shumë emocionuese të dëgjosh dëshmitarët, por duhet të mendojmë se si brezat e pas-luftës të mbajnë të gjallë këto kujtime”, tha pak ditë më parë drejtori i tashmë muzeut të Aushvicit, i cili në vitin e kaluar ka marrë 1.5 milionë vizitorë.

CFARE MERRENI ME KETO AKOMA.
IZRAELI VRAU 5,000 CIVILE PALESTINEZE PER 30 DITE KOHE SI PA TE KEQ.
DHE KJO JO SHUME LARG POR PARA 2 MUAJSH.
NDOSHTA U KA DHENE HAKEN HITLERI KETYRE.