E të tjera e të tjera

Ornela

Arben Duka

Të vrarët për të kujtuar
Vumë lule si përhera
Saliu nuk është dënuar
E të tjera, e të tjera

Flas për vrasjet e janarit
që bëri Sali kolera.
Derdhi gjakun e shqiptarit
E të tjera, e të tjera.

Më kot Rama u betua
se do priste ato ferra
Asnjë vrasës s’u dënua
E të tjera, e të tjera.

Su dënua as Lulashi,
Qe ministër atëhera,
Kryetar u bë qullashi,
e të tjera e të tjera.

Po tani që u ngrit SPAKU
kanë një shpresë zemrat e mjera,
se ujë s’do bëhet gjaku
E të tjera, e të tjera.

Një tërmet na ka goditur,
O moj Shqipëri e mjera,
gjithë shteti në këmbë është ngritur,
e të tjera, e të tjera.

Rindërtimi ka filluar,
të than moti edhe era,
Dy tri shtëpi janë ndërtuar,
e të tjera, e të tjera.

S’dimë sa lekë janë mbledhur,
s’dimë ku ka më shumë hilera,
fondet ende nuk janë vjedhur,
e të tjera, e të tjera.

Në mars puna do fillojë,
do ketë qindra tendera,
kështu Rama deklaroi,
e të tjera e të tjera.

Këtë gjëmë s’e kishim pritur
erdhi e keqja nga dera
Dhe pa të ishim të mbytur
e të tjera, e të tjera.

Por do fitohet beteja
Nga “Rilindja” si përhera
Do ngrihen lagje të reja
e të tjera, e të tjera.

Nis Reforma Zgjedhore
Katër palë, katër idera,
U ul Shtëpia Qendrore
e të tjera, e të tjera.

Që mos të jetë komplet i kapur,
i kapur nga dy lidera,
lista do të jetë e hapur
e të tjera, e të tjera.

Dje na erdhi zonja Kimi,
llafet do t’i ketë të prera,
Bini ju daulle bini
e të tjera, e të tjera.

Ne prapë do jemi këtu
të mbushim këto deftera
me të kuqe dhe me blu,
e të tjera, e të tjera.

Share This Article
4 Comments
  • Vapa ende nuk ka ikur,
    edhe pse ka ikur vera,
    vapa na ka çoroditur,
    e të tjera-e të tjera.
    Politika vrull ka marrë,
    po të keqes s’ju mbyll dera,
    se ndonjë zhvillim s’ka ngjarë,
    e të tjera-e të tjera.
    Lëviz pultin ashtu kot,
    Genti Cakaj si përhera,
    flet e flet e asgjë s’thotë,
    e të tjera-e të tjera.
    Sot ODIHRI foli prore,
    o moj opozitë-e mjera,
    s’i quan antiligjore,
    e të tjera-e të tjera.
    Luli Basha i gëzuar,
    kërkon që të marri vlera,
    por ai është masakruar,
    e të tjera-e té tjera.
    Po ai është masakruar,
    për veprime-jo idera,
    për zgjedhjet që ka dhunuar,
    e të tjera-e të tjera.
    Në atë klimë terrori,
    me shantazhe dhe hilera,
    si do qe Tridhjetë Qershori,
    e të tjera-e të tjera?!.
    Votoi gjysmë e popullsisë,
    aq kanë votuar ngahera,
    jo shifrat e marrëzisë,
    e të tjera-e të tjera.
    Metën duhet ta shikoni,
    timonier mbi timoniera,
    po dje u mblodh komisioni,
    e të tjera-e të tjera.
    Komisioni i Kuvendit,
    që shpon si gjembi dhe ferra,
    kundër të parit të véndit,
    e të tjera-e të tjera.
    S’besoj për votim ta çojnë,
    socialistët këtë hera,
    se kanë frikë se mos dështojnë,
    e té tjera-e të tjera.
    Opozitë e LSI-së,
    që hiç s’i janë gjetur vlera,
    s’e heq Kreun e Partisë,
    e të tjera-e të tjera.
    Ata “tradhtinë” e vuajnë,
    dhe pse ishin në deftera,
    kockën Metës do t’ja ruajnë,
    e të tjera-e të tjera.
    Në ditën e shenjtërimit,
    udhëheqësit si përhera,
    i ngrejnë hymne humanizmit,
    e të tjera-e të tjera.
    Lulit nuk ja hamë dot hakun,
    se kaloi gjithë vera,
    dhe sot sërish me Kajmakun,
    e të tjera-e të tjera.
    E vërtetë dhe jo lodér,
    që PD-ë u tret si era,
    ka veç Voltanën në Shkodër,
    e të tjera-e të tjera.
    Duket e mobilizuar,
    i ka fjalët fort të prera,
    opozita e bashkuar,
    e të tjera-e të tjera.
    Po bëjnë gati strategjinë,
    si t’i mundin këta derra,
    PD-ja me LSI-në,
    e të tjera-e të tjera.
    Luli Basha me Monikén,
    që drejtojnë dy kopera,
    Edi Ramës ja kanë frikën,
    e të tjera-e të tjera.
    Nuk guxojnë për t’u ndeshur,
    dhe pse rrugët jané të gjera,
    pér té qarë e pér të qeshur,
    e të tjera-e të tjera!.
    A.DUKA

  • Mbaruan dhe ballokumet,
    edhe pjatat me mezera,
    dhe filluan prapë bam-bumet,
    e të tjera-e të tjera.
    Taulanti-yll partie,
    mbiu në ekran si ferra,
    na u bë si djalë shtëpie,
    e të tjera-e të tjera.
    S’ia dinim tamam talentin,
    nuk ja dinim këto vlera,
    për çdo gjë bën kompetentin,
    e të tjera-e të tjera.
    Edhe Aishtajni të ishte,
    nuk do ngulej përngahera,
    pak përmbajtje do të kishte,
    e të tjera-e të tjera.
    Nuk përmbahet nga hareja,
    Pandeliu si përhera,
    se kërkon zgjedhje të reja,
    e të tjera-e të tjera.
    Pandit krejt i ka rënë flama,
    me të çarturat idera,
    dhe është bërë më Ramë se Rama,
    e të tjera-e të tjera.
    Po Rama bashkë me Metën,
    që punojnë pa hilera,
    s’e kapin dot Trembëdhjetën,
    e të tjera-e të tjera.
    Kjo është një shashkë kot,
    s’dimë kë ka zënë vera,
    po Njëqind s’i fiton dot,
    e të tjera-e të tjera.
    Ç’do na thonë-mor aman,
    ç’do na thonë këtë hera:
    “S’kishim numrat tamam!”,
    e të tjera-e të tjera.
    Ndaj reforma s’bëmë dot,
    t’i pastronim këto plehra,
    po ja fusin kot më kot,
    e të tjera-e të tjera.
    Populli votoi me hatër,
    të shpëtonte nga humnera,
    u dha plot Tetëdhjetë e Katër,
    e të tjera-e të tjera.
    Nga gremina u shpëtuam,
    e “Rilindjes” është ndera,
    por më shumë u varfëruam,
    e të tjera-e të tjera.
    Ç’i do zgjedhjet-more plak,
    do fitosh dhe këtë hera,
    po do marrësh shumë më pak,
    e të tjera-e të tjera.
    Më keq do bëhet këtu,
    më keq do na nxihet dera,
    nga zgjedhjet shpëtoni ju,
    e të tjera-e të tjera.
    Më keq do jetë Shqipëria,
    do shtohet me gurë e ferra,
    juve ju duhet partia,
    e të tjera-e të tjera.
    Edhe pak e vjen Qershor,
    fiks në ditën që vjen vera,
    fillon dhe Viti Zgjedhor,
    e të tjera-e të tjera.
    Kot vazhdoni ham e hum,
    dhe në treg hidhni idera,
    pse s’bëni Referendum,
    e të tjera-e të tjera.
    Të votohet Drejtësia,
    nga një votë me shumë vlera,
    të marrë Ftesën Shqipëria,
    e të tjera-e të tjera.
    Ta thotë fjalën Sovrani,
    se Sovrani s’di hilera,
    more Pandi kapedani,
    e të tjera-e të tjera.
    Po askush nuk na ka grishur,
    nëpër rrugë kaq të gjera,
    se gjithë çorba është prishur,
    e të tjera-e të tjera.
    A.Duka

  • Tingëllon plot ëmbëlsi,
    tani që erdhi pranvera:
    “Reforma në drejtësi”,
    e të tjera-e të tjera.
    Tri variante kemi plot,
    që të tria kanë vlera,
    po s’i miratojnë dot,
    e të tjera-e të tjera.
    Venecia u okupua,
    që të pastronte ca ferra,
    dhe Venecia u bllokua,
    e të tjera-e të tjera.
    PD-ja si pilivesat,
    po përdridhet si ngahera,
    po s’na thotë ku janë pengesat,
    e të tjera-e të tjera.
    Reformës ju qepëm kot,
    se shteruar s’kish miniera,
    se ne kemi ligje plot,
    e të tjera-e të tjera.
    Ulërasin si këllira,
    bosa-dosa edhe derra,
    t’i bëjnë ligjet më të mira,
    e të tjera-e të tjera.
    Po tek ne nuk mungon ligji,
    kot po hidhen kaq idera,
    mungon peshorja dhe zigji,
    e të tjera-e të tjera.
    Ne gjithmonë e themi hapur,
    cila kërmë po bën hilera,
    kush sistemin e ka kapur,
    e të tjera-e të tjera.
    Ajo është PD e Salës,
    që ne e nxorëm nga dera,
    që rrëshqet si punë e ngjalës,
    e të tjera-e të tjera.
    Ajo emëron taborin,
    kontrollon sot e përhera,
    ka frikë mos humbasë kontrollin,
    e të tjera-e të tjera.
    Rama s’do thelbin e gjësë,
    si ç’thonë ca gojë të mjera,
    do t’ia heq atë PD-së,
    e të tjera-e të tjera.
    Nuk kërkon t’i ketë për vete,
    emërimet më me vlera,
    po PD shpik marifete,
    e të tjera-e të tjera.
    Drejtësia është kthyer,
    në çomangë nga këta derra,
    Nishani e ka mbërthyer,
    e të tjera-e të tjera.
    Deri më sot ka shërbyer,
    si mburojë për shumë halera,
    PD-ja e mban mbërthyer,
    e të tjera-e të tjera.
    E majta nuk ka probleme,
    nuk ka mbetur nëpër ferra,
    po Luli bën thashetheme,
    e të tjera-e të tjera.
    Fletë e akuzës-të parit,
    do t’i vejë me postë te dera,
    gjakatarit të Janarit,
    e të tjera-e të tjera.
    Por jo me këta gjykatës,
    që PD i ka skiftera,
    ndaj s’prish sistemin përkatës,
    e të tjera-e të tjera.
    Kuptohet se kush pengon,
    një reformë me goxha vlera,
    si gomar kush reziston,
    e të tjera e të tjera.
    E dimë se kush hedh tym,
    kush hedh fjalë krejt të dhjera,
    po Rama është legjitim,
    e të tjera-e të tjera.
    I rri larg asaj muzike,
    që kërkon të tjera ngera,
    ndaj s’ka qeveri teknike,
    e të tjera-e të tjera.
    Ky mandat nuk diskutohet,
    do të mbyllet mot nga vera,
    por Rama do kritikohet,
    e të tjera-e të tjera.
    Pse s’përmbysi drejtësinë,
    si na thoshte ato hera,
    pse s’futi në burg Salinë,
    e të tjera-e të tjera.
    Me reformë-pa reformë,
    burgut do t’i hapet dera,
    se ligjet nuk janë për formë,
    e të tjera-e tjera.
    Të majtët në tru ta ngulin,
    tash që zgjedhjet janë tek dera,
    po s’kapën Salën dhe Lulin,
    s’u vlejnë gjë punët e tjera!
    A.Duka

  • Saliu nuk eshte denuar,
    se erdhi pas tij Kolera,
    quhet fiks Edi Rama,
    …e te tjera, e te tjera…

    Si mund te denohej Sala,
    me 4 te vrare ne kryeministri?
    kur Ram Kolera qe erdh pas tij,
    ka vrare mbare nje Shqiperi?
    Ne bythe i ke syte or Duka i leshit,
    qe s’sheh krizen ekonomike sheshit?
    Ku i ke syte or Duke hajvan,
    rinia po emigron kudo anemban,
    4 vete vrau ne shesh Saliu,
    Shqiperine vret perdite Ramziu,
    duke e zbrazur prej shqiptareve,
    duke ja falur mafioz zagareve,
    ka me krim sot e me lemeri,
    se zbrazja e vendit nga kjo rini?
    kete shpopullim te Shqiperise sot,
    nuk e beri as Turqia 500 vjet dot,

    Dil or Duke e realitetin shiko,
    mos fli me enderra si perhera,
    qeverine bajge te Rames shijo,
    …e te tjera, e te tjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *