E thërrasin “Oktapodi”, është lideri i ri i Juventus

Gazeta Dita

Paraqitje këto që kanë magjepsur trajnerin Massimiliano Allegri, i cili nuk i ka kursyer komplimentet pas fitores 3-1 të arritur ndaj Sassuolo-s: “Matuidi ka një cilësi të jashtëzakonshme: nuk flet, vrapon dhe vrapon.

Është një fat që kemi lojtarë të tillë, ndihmojnë në arritjen e objektivave”. Fjalë të rëndësishme, për atë që në pak kohë është bërë një titullar dhe një nga liderët e Juventus-it të ri.

Në Francë e quanin “Condor”, për nga mënyra se si festonte pas realizimit të golave. Për të tjerë ishte “Çamçakëz”, për nga mënyra se si qëndronte ngjitur me lojtarët kundërshtar.

Tek Juventus e thërrasin “Oktapodi”, një pseudonim ky që në të kaluarën është përdorur edhe për një tjetër mesfushr qendre, i mësuar të vraponte sa për tre dhe të rikuperonte shumë topa, i cili ka bërë për vete tifozët: Momo Sissoko.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *