E thirrën një ballist ku ndaheshin fishekët…

Bora Basholli

Aforizma nga Ymer Minxhozi

– Duartrokitjet nuk janë gjithmonë duar që përshëndesin.

– Dy doktorë ka njohur Shqipëria: doktor Adhamudhin dhe doktor Rrumpallën.

– Duke ndryshuar shpesh pikëpamjen, mund të transformohesh në pikëpyetje.

– Degët janë vazhdimi i rrënjëve. Disa herë rrënjët janë në rërë.

– Duke ngritur gishtat mund të gabosh e të nxjerrësh sytë e tu.

– Duke pritur ta ftojnë në presidium, mbeti pa vend në sallë.

– Duke punuar për të qenë brenda mund të mbetesh jashtë.

– Djalli, asnjëherë nuk fle, bile as në mbledhje.

– Disa njerëz, në dallim nga qentë, lehin kundër të vetëve dhe u lëpihen të huajve.

– Disa zgjidhje i ngjajnë shuarjes së zjarrit me anë të përmbytjes.

– Dekretin e ka shpallur “Profesor doktor”. Në bibliotekë s’e njohin si autor.

– Duke kthyer kokën pas, mund të biesh edhe në gropë.

– Disa njerëz e kanë siguruar të tashmen e ndritur, me anën e të kaluarës së errët.

– Demi e ul kokën jo se është i penduar, por ngase ky është pozicioni më i përshtatshëm për të sulmuar.

– Diktatura s’na linte të flisnim. Në demokraci s’na dëgjon askush se ç’themi.

– Edhe tigri prej letre është i rrezikshëm, në qoftë se letra është gazetë.

– E çfarë të duhet gjuha, kur mund të nxjerrësh flori nga heshtja?

– Edhe yjet e politikës zbehen, po t’u hedhësh rreze drite.

–  E para është fjala. Në fillim shpiket gënjeshtra, pastaj vihen të kërkojnë të vërtetën.

– En face dhe profil na japin të njëjtën fytyrë: en face shenjtor, profil i ndyrë!

– E thirrën ballistin në fushën ku ndaheshin fishekët. Ai iku me të katërta dhe ndoti brekët.

– Kryetari i këshillit të fshatit i njoftonte çdo mëngjes banorët të ndryjnë pulat në kotec sepse këtej do të kalojnë ata të Ballit.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *