Nëse preferon të lahesh në mëngjes, sepse kështu dukesh më pastër e më freskët, shkenca ju këshillon ta rimendoni si zgjedhje.
Sipas Dr.Samer Jaber, mjek dermatolog, larja e fytyrës dhe trupit në darkë konsiderohet shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës – veçanërisht gjatë muajve të pranverës dhe verës.
Ndërkohë, ekspertë pranë Universitetit të Harward-it kanë treguar se dushi në darkë mund t’ju ndihmojë të flini më lehtë.
Një dush i ngrohtë është relaksues, por sigurohuni që të laheni rreth 90 minuta para se të bini për të fjetur.
Gjithsesi, nëse jeni “i fiksuar” kur vjen puna tek dushi i domosdoshëm i mëngjesit, mund të vazhdoni rutinën tuaj, ndërsa ju të tjerët që s’i keni problem oraret, merreni parasysh këtë këshillë: Dush në mbrëmje!
e.t./ dita
