E thotë trajneri kuqezi: Skënderbeu ndaj Dinamos, asnjë shans

Gazeta Dita

Kur gjatë shortit në Nyon, në një karton të palosur u shfaq emri Skënderbeu, në “Maksimir” kanë arritur mezi ta fshehin kënaqësinë. E pamohueshme, zëvendëskampion dhe gjigandi kroat është favorit në përplasjen me klubet e tretë shqiptar, në “play-off” e Ligën së Europës.

Për më tepër, ka kujtime të freskëta të luftës së të njëjtëve kundërshtarë dy vjet më parë, kur ata kërkuan “strehë” në “play-off” të Ligës së Kampionëve. Lojtarët e Dinamos së Zagrebit ishin bindshëm më të mirë: ata fituan në të dyja ndeshjet: 2-1 dhe 4-1. Çfarë ka ndryshuar në dy sezonet e fundit? Të dyja klubet kanë ndryshuar trajnerët. Nga ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve, mos harroni se në “Maksimir” janë vetëm gjashtë “blu”: Antolić, Siga, Soudani, Fernandes, Hoxhic dhe Çoriç.

Nga ana tjetër, te Skënderbeu kanë “mbijetuar” Shehi, Radas, Jashanica, Nimaga, Vangjeli, Lilaj, Latifi dhe Abazi. Dinamo është pa dyshim më e dobët në raport me ekipin e dy viteve më parë. I mungon Eduardo, Pinto, Rog, Pjaca, Machado… Më i dobët është edhe Skenderbeu.

Aktualisht, korçarët nuk kanë një golashënues, siç ishte Hamdi Salihi (për shkak të lëndimit nuk ka luajtur në ndeshjen e Zagrebit). Shqiptarët kanë një ekip solid, gjithsesi, që luan shpejt. Gatëi janë të njëjtët lojtarë së bashku, si para dy viteve. Megjithatë, kampionati në Shqipëri nuk ka filluar ende. Ata nuk kanë shumë ndeshje në këmbë. Dinamo është, pa dyshim, favorite. Ka lojtarë me cilësi dhe konkurrenca është e madhe.

“Nëse Dinamo e Zagrebit do të përsërisë lojën, me të cilën mundi Rijekën, Skënderbeu nuk do të ketë shumë shanse,” – thotë Džemal Mustedanagić, një anëtar i brezit legjendar të Dinamos së vitit 1982, por edhe një njohës i futbollit shqiptar (aktualisht trajner i ekipit kombëtar U-17).

Dinamo është favorite e qartë kundër shqiptarëve edhe në “sytë e statistikave”. Që nga viti 2006, “blue” janë çdo vit në “play-off” të Ligës së Kampionëve, ose “Europa League”. Në të njëjtën kohë, Skenderbeu nuk ka kaluar në “play-off”. Vetëm dy vite më parë, pas eliminimit nga Dinamo e Zagrebit në kualifikueset e Champions-it, luajti më pas në grupeve të Ligës së Europës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *