Duhej të ishte një ditë e zakonshme ajo e djeshmja, për shitësen e misrave të pjekur, 54 vjeçaren Shaniko Kallamboqi. Pasi ndezi zgarën me qymyr, rradhiti misrat e njomë gati për pjekje dhe nxori kasën fiskale portative dhe u bë gati për punë, ajo u lut në heshtje për një ditë të mbarë.
Por ajo nuk mund ta imagjinonte se brenda gjysmë ore do t’i përmbysej bota për shkak të një gjesti pervers.
Po, është e vërtetë. Karakteret e shthurur dhe të çekuilibruar nuk bëjnë vaki vetëm në autobuzat e linjës, as në furgonat interurbanë apo në oborret e shkollave në pushimin e madh.
Gojët e Liga kanë mësuar se gjesti i pafalshëm imoral, është kryer jo nga këta tipa anonimë, por nga vetë deputeti Muço Përcëllima. Flet e tronditur shitësja Shaniko:
“Isha duke i dhënë dorën e fundit të pjekjes një misri qumështor, që lëshonte një aromë kaq të këndshme sa më vinte ta haja vetë. Por atë çast ndalon para meje një burrë me kostum, i parfumosur aq shumë sa e mbyti erën e misrit. Ma jep mua atë misër, tha, sa lekë bën?”
Viktima Shaniko Kallamboqi këtu bën një pauzë për të rregulluar frymëmarrjen. Dhe vazhdon: “Pesëdhjet lekë të reja, zotëri, i thashë. Dhe atë çast ai e nxorri. Ishte e tmerrshme!!!”
Kallamboqi ndërpret rrëfimin dhe vijon një lumë mallkimesh:
“Po a kanë din e iman këta njerëz? O i zëntë rubeola dhe shytat së bashku, jarebi. Mirë që s’kisha çunin e vogël me vete, se do t’i kishin rënë të fikët. Turp, turp i madh! A ka qeveri, këtu, a ka shtet?”
Duke e qetësuar me shumë mundim, Gojët e Liga mundën të mësojnë se deputeti Përcëllima kishte nxjerrë me kulmin e imoralitetit një portofol aq të trashë, aq të rëndë, sa e hapi me kod dhe pasuord.

Tufa e eurove dhe dollarëve qindësh ishte ngjeshur aq fort, sa deputeti nxori disa togje, i tha shitëses së misrave, “m’i mbaj pak” dhe vazhdoi të gërmonte në rrëzë të portofolit për ndonjë monedhë. Në fund, gjeti një llamarinë 2 euroshe, ja dha Kallamboqit dhe nisi ta hante mistrin me shije.
***
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ndonjëherë.

Karabush i thone misrit pa kokrra, Meleq Karabushi thuaj. Hapi portofolin me password, hahahahaa. Po edhe Shanikua tert s’ia beri syri, 50 leke te reja me tvsh dhe fature fiskale. O gojelige, po foton c’è vure me ata misra te bekuar? Ne pamundesi te misrave lart mjafton per mua edhe ai patkoi i Mucos poshte, s’prish pune passwordi se e gjej me sharre druri.
Sa rrote k@ri je o gjermani i fundit.
JO…..”DEPUTETI MOSQOFTE” !
Mos u cudisni miq te e mij. Kjo eshte pake.Po shkoni e viziton dhomat e tyre BANKE.
Kurajo asaj nene Shanikos,qe dhe ketej mijera km. tej oqeanit ndiej dhimbien.
Ajo eshte per kohen sot;
NJE “LULI i VOGEL” i MIGJENIT,,,,
Ai “DEPUTETI MOSQOFTE”
simbol i “HAJDUTERSE d dhe MASHTRIMIT.”
Dhimbia e madhe D.